Politike

Stresi i kontrollorëve, Rama: Edhe unë kam, të dal të ankohem të më rrisni rrogën?

8 Prill 2021, 19:34 Nga DOSJA
Stresi i kontrollorëve, Rama: Edhe unë kam, të dal të

TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka bërë ironi në lidhje me faktin se kontrollorët kanë deklaruar se kanë stres nga puna e tyre. I ftuar në “Log”, Rama tha se edhe ai stres në punën e tij, por nuk ka dalë asnjëherë që të kërkojë rritje rroge. 

Kryeministri shtoi se nuk ka bërë asnjë rritje rroge që kur ka ardhur në qeveri dhe se madje deputetëve ua ka përgjysmuar pagat në kohën e luftës. 

“Po pse unë nuk kam stres, po çfarë? Do të dal të ankohem më rrisni rrogën? Nuk kemi bërë asnjë rritje rroge për qeverinë që kur kam ardhur. Ka një arsye kjo, plus kësaj, në periudhën e parë përgjysmuam rrogat e deputetëve kur ishim në ato kushtet e vështira. Po pse stres nuk kanë ata që rrinë atje në dogana dhe pika kufitare, apo në shërbime pa fund? Po këta janë në kullë, çfarë stresi kanë, stresi është i barabartë me atë që kanë marrë përsipër, është i mitiguar me një rrogë shumë të madhe,”- tha Rama.

(f.m/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike edi rama zgjedhjet 25 prill 2021 edi rama zgjedhjet 25 prill 2021

Sondazh

Poll