Politike

Basha: Në fushatë elektorale kam marrë të gjitha masat për të mbajtur maskë dhe distancë 

8 Prill 2021, 19:28 Nga DOSJA
Basha: Në fushatë elektorale kam marrë të gjitha masat

TIRANË- Kryedemokrati Lulzim Basha ka thënë se gjatë gjithë fushatës elektorale i ka marrë të gjitha masat anti-Covid. Në një intervistë në “Real Story” në News 24, Basha ka thënë se Rama nuk e ka problem pandeminë pasi nëse do e kishte nuk do i linte urbanet dhe kafenetë plotë me njerëz.

Intervista:

Lulzim Basha: Kam respektuar dhe do respektoj deri në ditën e fundit në politikë lirinë editoriale, duke e ndarë nga faktet. Duke shtyrë që faktet të prevalojnë mbi opinionin.

Pyetja: Pse ja keni lënë fushatës lirinë, në situatë delikate?

Lulzim Basha: Çfarë keni parasysh me liri?

Pyetja: Jemi vend ballkanas, PD e përjeton fushatën edhe në kushte më të vështira

Lulzim Basha: Jo vetëm, shqiptarët janë të etur për ndryshim. Ku isha sot, dje, entuziazëm në padurim. Për mua nuk prevalon. Çdo takim është i planifikuar. As unë, as ti dhe të ftoj të vish me mua. Nuk mund të ndalojë entuziazmin. Marr të gjitha masat për maskat dhe distancë. Bëj një përshendetje të shkurtër, por ky nuk është . Rama e ka bërë refren, që fushata ime bën rrezik. COVID-119 nuk është problem për Ramën. Masa e parë do ishte për urbanet, e dyta për lokalet. Si sardele, cep më cep. Nuk është COVID-19 pandemia. Shqetësimi i tij është që nuk ka përgjigje për ato që ka bërë si kryeministër. Ka 2-3 tema, sulme ndaj meje, ndaj PD, rindërtimi i pandemia. Kryeministri në ikje s’ka program, është kthyer në satelit ndaj kandidatit për kryeministër. S’po bën minimumin.

(I.A/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike lulzim basha zgjedhjet 25 prill 2021 lulzim basha zgjedhjet 25 prill 2021

Sondazh

Poll