Sport

“Bota ka nevojë për Supermanin, Gianluigi Buffon”! Mediat nuk i kursejnë superlativat

8 Prill 2021, 16:47 Nga DOSJA

ITALI – Mediat italiane i kanë thurrur elozhe paraqitjes së Gianluigi Buffon në ndeshjen e të mërkurës në mbrëmje kundër Napolit. Edhe pse 43-vjeçar, “gardiani” ka konfirmuar edhe njëherë rininë e tij të përhershme në portë, në fitoren 2-1 të Juventusit. Ai i bëri disa pritje të mrekullueshme gjatë lojës dhe golin e vetëm e pësoi nga penalltia.

“Giovani Di Lorenzo, Lorenzo Insigne e Fabian Ruiz, e testuan, ndërsa ai e konfirmoi rininë e përhershme”,- ka shkruar “Il Corriere dello Sport”. Lëvdatat nuk i ka kursyer as “La Gazzetta dello Sport”, e cila ka shkruar se “i pakufishmi Buffon është i gatshëm të ofrojë siguri kur Wojciech Szczesny nuk është i sigurt”.

Ndërsa gazeta tjetër sportive, “Tuttosport” e ka vlerësuar Buffonin si MVP të ndeshjes, duke theksuar se “ai ishte vendimtar dhe thelbësor, duke luajtur prapa dhe duke i kontrolluar bashkëlojtarët”.

Por duket, sikur të gjitha këtyre lavdeve dhe superlativave, “vulën” ia ka vënë postimi i Juventusit në rrjetet sociale, ku është fotografia e kampionit të botës me shënimin: “Bota ka nevojë për Supermanin”.

B.T (Dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

sport sport “gardiani” “il corriere dello sport” “la gazzetta dello sport” edhe pse 43-vjeçar gianluigi buffon juventus tuttosport “gardiani” “il corriere dello sport” “la gazzetta dello sport” edhe pse 43-vjeçar gianluigi buffon juventus tuttosport

Sondazh

Poll

Sport 8 Prill 2021, 11:20

VIDEO / Dhuna gjakos parketin e volejbollit

KOSOVE – Është rikthyer dhuna në sportin kosovar. Ndeshja e Superligës B të volejbollit kosovar, për fazën e tretë, mes Ulpianës dhe Skënderbeut, është shn...