Sport

“El Chiringuito” jep lajmin e bujshëm, Kylian Mbappe vitin tjetër do të luajë me…

8 Prill 2021, 12:36 Nga DOSJA
“El Chiringuito” jep lajmin e bujshëm, Kylian Mbappe vitin

SPANJË-Drejtuesit e Real Madrid kanë besim se Kylian Mbappe do të firmosë për Los Blancos verën e ardhshme. Pavarësisht se shpenzoi 352,5 milionë euro në sezonin 2019-20 trajneri Zinedine Zidane përsëri është i pakënaqur me gjendjen e ekipit dhe 48-vjecari nga Marseja kërkon të përforcojë skuadrën akoma më shumë.

Krerët e klubit ëndërrojnë sulmuesin Kylian Mbappe dhe drejtuesit e Realit ia kanë vënë syrin prej kohësh 22-vjecarit francez, që konsiderohet si një ndër futbollistët e pakët që do të mund të ecë në gjurmët e dyshes Ronaldo–Messi në të ardhmen.

Edhe pse ende nuk ka asgjë konkrete gazetari i emisionit televisiv spanjoll “El Chiringuito”, Jose Pedrerol, e ka zbuluar destinacionin e radhës të 22-vjeçarit. Sipas tij është e sigurtë se Mbappe do të luajë për Real Madrid sezonin e ardhshëm dhe për këtë nuk ka asnjë dyshim.

E.Ç (Dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

sport sport mbappe psg real madrid mbappe psg real madrid

Sondazh

Poll

Sport 8 Prill 2021, 11:20

VIDEO / Dhuna gjakos parketin e volejbollit

KOSOVE – Është rikthyer dhuna në sportin kosovar. Ndeshja e Superligës B të volejbollit kosovar, për fazën e tretë, mes Ulpianës dhe Skënderbeut, është shn...