Sport

Tuchel me “fshesë në dorë”, trajneri i Chelsea-t përgatit largimin e nëntë lojtarëve

8 Prill 2021, 14:00 Nga DOSJA
Tuchel me “fshesë në dorë”, trajneri i Chelsea-t

LONDËR-Verën e kaluar skuadra e Chelsea-t shpenzoi 200 milion paund për të sjellë në skuadër emra të të gjithë respektit në futbollin evropian. Aktualisht skuadra gjermane po lufton fort të jetë në katër vendet e para të Premier League. Ndërsa në Champions League po garon për një biletë për në gjysmëfinale pas fitores në ndeshjen e parë ndaj Portos me shifrat 0-2.

Vera e ardhshme pritet të jetë sërish tepër aktive. Tuchel pret përforcime, por do të ketë edhe lojtarë të larguar. The Mirror raporton se plot 9 lojtarë të “Bluve të Londrës” janë me valixhe gati.

Të padëshiruarit e trajnerit janë Tammy Abraham, Kepa Arrizabalaga, Emerson Palmieri, Antonio Rudiger, Fikayo Tomori (i huazuar te Milani), Jorginho dhe tre lojtarët e tjerë të huazuar: Ross Barkley, Ruben Loftus-Cheek dhe Michy Batshuayi.

E.Ç (Dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

sport sport chelsea tuchel chelsea tuchel

Sondazh

Poll

Sport 8 Prill 2021, 11:20

VIDEO / Dhuna gjakos parketin e volejbollit

KOSOVE – Është rikthyer dhuna në sportin kosovar. Ndeshja e Superligës B të volejbollit kosovar, për fazën e tretë, mes Ulpianës dhe Skënderbeut, është shn...