Sport

Ndeshja që gjakosi volejbollin, Federata e Kosovës vendos përsëritjen e saj, Ulpiana gati të “bojkotojë” edhe Superlig

8 Prill 2021, 15:35 Nga DOSJA

KOSOVE – Superliga B e volejbollit kosovar është përlyer me gjak. Ndeshja ndërmjet Ulpianës dhe Skënderbeut, e zhvilluar javë më pare, kur rezultati është barazuar në 2-2 nga skuadra e Ulpianës, është ndërprerë turpërisht. Parketi në palestrën “Better Life” në Lipjan, u shndërrua në arenë boksi, ku nuk munguan përleshjet fizike, gjakosja, ndërhyrja e policisë, si dhe ndërhyrjet kirurgjike si pasojë e lëndimeve trupore.

Pas gjithë këtij kaosi, Federata e Volejbollit të Kosovës, çuditërisht ka vendosur që ndeshja të përsëritet. Një ditë pas ndeshjes, komisari i garave, Lulzim Gërguri vendosi që ndeshja të përsëritej, por pas ankesës së KV Ulpianës, rasti shkoi në Komision Disiplinor, i cili i dënoi dy lojtarë të Skënderbeut, përkatësisht Liridon Dërnarin dhe Astrit Shalën, të dënohet me tri dhe dy ndeshje, kurse lojtari i Ulpianës, Leutrim Buzuku, u dënua që të mos aktivizohet në tri ndeshje. Po ashtu, të dyja klubet u gjobitën me nga 100 euro.

Skënderbeu e ka pranuar këtë vendim, kurse Ulpiana ishte kundër. Madje, Ulpiana është e vendosur që të mos e riluajë këtë ndeshje, pasi ajo ndihet palë e dëmtuar dhe kërkon që ajo ta fitojë “në tavolinë” këtë ndeshje.

Komisari i Garave, Lulzim Gërguri., ka deklaruar për “Expressin” se nga dëshmitë e marra, nuk ka konstatuar se njëri ekip ka qenë fajtor dhe për këtë arsye është marrë vendim që të përsëritet ndeshja.

B.T (Dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

sport sport palestrën “better life” skënderbeut superliga b ulpianës palestrën “better life” skënderbeut superliga b ulpianës

Sondazh

Poll

Sport 8 Prill 2021, 11:20

VIDEO / Dhuna gjakos parketin e volejbollit

KOSOVE – Është rikthyer dhuna në sportin kosovar. Ndeshja e Superligës B të volejbollit kosovar, për fazën e tretë, mes Ulpianës dhe Skënderbeut, është shn...