Sport

VIDEO / Angelo Gabriel, golashënuesi më i ri në historinë e Copa Libertadores

8 Prill 2021, 16:03 Nga DOSJA

BRAZIL – Sulmuesi i Santosit, Angelo Gabriel Borges, u bë golashënuesi më i ri në historinë e Copa Libertadores këtë javë, ndërsa shënoi në fitoren 3-1 kundër San Lorenzo. Në moshën 16 vjeç, 3 muaj dhe 16 ditë, Angelo, theu rekordin e Juan Carlos Cardenas, vendosur 59 vite më parë.

Ylli i ri brazilian, i cili hyri në fushë si zëvendësues në fund të pjesës së dytë dhe shënoi golin e “rekordit”, vitin e kaluar u bë lojtari i dytë më i ri i Santosit, teksa bënte debutimin e tij me ekipin e parë në moshën 15 vjeç dhe 10 muaj.

Goli i Angelos kundër San Lorenzo ndihmoi skuadrën braziliane të kalonte në turin e tretë kualifikues për ndeshjet e grupeve të Copa Libertardores, gara kryesore e Amerikës së Jugut, ekuivalente me Champions League të Europës.

Për Santosin shënuan Lucas Braga, ndërsa Marinho do të shënonte me penallti të pjesën e pare. San Lorenzo ngushtoi me epërsinë me anë të Angel Romero, para se Angelo Gabriel Borges të fiksonte rezultatin 3-1, me goditjen e tij historike.

?⚫⚪⚽ With this second half stoppage time effort against @SanLorenzo, @SantosFC‘s Ângelo became the youngest goal scorer in #Libertadores HISTORY! pic.twitter.com/chIks9iC5r

— CONMEBOL Libertadores (@TheLibertadores) April 7, 2021

B.T (Dosja.al)

 

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

sport sport angelo gabriel borges copa libertadores juan carlos cardenas san lorenzo sulmuesi i santosit angelo gabriel borges copa libertadores juan carlos cardenas san lorenzo sulmuesi i santosit

Sondazh

Poll

Sport 8 Prill 2021, 11:20

VIDEO / Dhuna gjakos parketin e volejbollit

KOSOVE – Është rikthyer dhuna në sportin kosovar. Ndeshja e Superligës B të volejbollit kosovar, për fazën e tretë, mes Ulpianës dhe Skënderbeut, është shn...