Sport

Griezmann bëhët baba për herë të tretë, por rastësia me dy fëmijët e tjerë është e pabesueshme!

8 Prill 2021, 16:20 Nga DOSJA
Griezmann bëhët baba për herë të tretë, por

SPANJË-Është një festë e trefishtë në shtëpinë Griezmann: sulmuesi i Barcelonës njoftoi në rrjetet sociale lindjen e vajzës së tij të tretë, Alba, e cila për rastësi të pabesueshme erdhi në jetë në të njëjtën ditë me Mia Griezmann lindur më 8 prill 2016 dhe Amaro Griezmann më datë 8 prill 2019.

? Alba Griezmann 8 avril 2021 à 10h24. ❤️

— Antoine Griezmann (@AntoGriezmann) April 8, 2021

Bashkëshortja e lojtarit Erika Choporena nuk do ta ketë problem ta festojë çdo ditëlindje, sepse ata do të jenë në gjendje ta bëjnë këtë çdo 8 prill dhe t’i kombinojnë festat e tre fëmijëve të tyre në një. Ne nuk e dimë sa raste të ngjashme me këtë do të ketë në botë, por ka të ngjarë që të jetë një nga të paktit që ekzistojnë. Është thënë që rastësitë nuk ekzistojnë, por në këtë rast po përballemi me përjashtimin nga rregulli…

E.Ç (Dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

sport sport barcelona griezmann barcelona griezmann

Sondazh

Poll

Sport 8 Prill 2021, 11:20

VIDEO / Dhuna gjakos parketin e volejbollit

KOSOVE – Është rikthyer dhuna në sportin kosovar. Ndeshja e Superligës B të volejbollit kosovar, për fazën e tretë, mes Ulpianës dhe Skënderbeut, është shn...