Sport

Në rolin e antivirusit, pas Sanremos Ibrahimovic shfaqet si aktor! Ja filmi i fundit ku do të luajë ylli i Milanit

8 Prill 2021, 13:21 Nga DOSJA
Në rolin e antivirusit, pas Sanremos Ibrahimovic shfaqet si aktor! Ja filmi

ITALI-Nga futbollist në yllin e Sanremos e deri në rolin e një aktori. Zlatan Ibrahimovic po i bën të gjitha! Sulmuesi suedez do të luajë në filmin Asterix dhe Obelix në rolin e Antivirusit. Konfimimi erdhi pikërisht nga futbollisti në profilin e tij në Instagram.Xhirimet duhej të fillonin në Kinë, por më pas prodhimi vendosi të zhvendosë gjithçka në studiot Bry-Sur-Marne.

Në kast, përveç Ibrahimoviç, do të jenë Guillaume Canet dhe Gilles Lellouche në rolin e Asterix dhe Obelix, Marion Cotillard në rolin e Cleopatras dhe Vincent Cassel në atë të Julius Caesar.

 

 

A post shared by Zlatan Ibrahimović (@iamzlatanibrahimovic)

Nuk është hera e parë që një sportist luan në një film të Asterix dhe Obelix. Michael Schumacher (së bashku me Jean Todt), tenistja Amélie Mauresmo, kampioni i NBA-së Tony Parker dhe Zinédine Zidane gjithashtu luajtën në filmin ‘Asterix në Lojërat Olimpike’.

Filmi i ri, i cili në frengjisht do të quhet Asterix et Obelix: l’empire du millieu do të dalë në vitin 2022.

E.Ç (Dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

sport sport ibrahimovic milan ibrahimovic milan

Sondazh

Poll

Sport 8 Prill 2021, 11:20

VIDEO / Dhuna gjakos parketin e volejbollit

KOSOVE – Është rikthyer dhuna në sportin kosovar. Ndeshja e Superligës B të volejbollit kosovar, për fazën e tretë, mes Ulpianës dhe Skënderbeut, është shn...