Sport

Euro 2022: Bllokimi i fluturimeve, Kombëtarja e futsallës nuk udhëton drejt Ukrainës

8 Prill 2021, 10:04 Nga DOSJA
Euro 2022: Bllokimi i fluturimeve, Kombëtarja e futsallës nuk

TIRANE – Kombëtarja shqiptare e futsallës nuk do ta zhvillojë ndeshjen e eliminatoreve të Europianit 2022 me Ukrainën, e programuar për t’u luajtur më 11 prill 2021 në Zaporizhia.

Zyra e shtypit në FSHF bën me dije, se shkak për këtë është bërë bllokimi i fluturimeve ajrore nga aeroporti ndërkombëtar “Nënë Tereza” i Tiranës.

Kombëtarja duhet të ishte nisur që mëngjesin e së enjtes drejt Ukrainës, por e ka pasur të pamundur. Federata Shqiptare e Futbollit ka vënë menjëherë në dijeni ndërkohë UEFA-n për situatën e krijuar dhe për pamundësinë e udhëtimit.

B.T (Dosja.al)

 

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

sport sport kombëtarja shqiptare e futsallës uefa ukrainën zaporizhia kombëtarja shqiptare e futsallës uefa ukrainën zaporizhia

Sondazh

Poll

Sport 7 Prill 2021, 15:52

Erkand Qerimaj, i treti në Europianin e Moskës

RUSI – Erkand Qerimaj ka mbyllur garën e tij në baterinë B në Europianin e Moskës me një rezultat në dygarësh 336 kg, që e renditi atë në vendin e tretë n...