Sport

Rummenigge: “Europa nuk është vetëm për klubet e miliarderëve!”

7 Prill 2021, 16:22 Nga DOSJA
Rummenigge: “Europa nuk është vetëm për klubet e

GJERMANI – Numri 1 i skuadrës bavareze, Bayern Munich, Karl-Heinz Rummenigge, ka dalë hapur kundër Superligës së Europës. Kreu i klubit gjerman ka folur në një intervistë për “The Athletic” në lidhje me këtë çështje, sikurse edhe për rregullat e “Fair Play”-it financiar.

“Është diçka që nuk mund ta imagjinoja kurrë. Një Superligë do të trondiste bazat e futbollit europian. Nuk mendoj se është e drejtë. Formati i menduar për Champions League është i përshtatshëm”, – ka thënë Rummenigge mes të tjerash.

Në lidhje me FFP, legjenda gjermane e futbollit ka shtuar: “Ne nuk mund të arrijmë në pikën ku vetëm klubet në pronësi të miliarderëve mund të konkurrojnë. Rregullat nuk janë të përcaktuara mirë, është e gjitha një zonë gri. Klubet që thyejnë rregullat në të ardhmen do të përballen me sanksione shumë të ashpra. Duhet ta bëjmë këtë herë”.
B.T (Dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

sport sport

Sondazh

Poll

Sport 7 Prill 2021, 15:52

Erkand Qerimaj, i treti në Europianin e Moskës

RUSI – Erkand Qerimaj ka mbyllur garën e tij në baterinë B në Europianin e Moskës me një rezultat në dygarësh 336 kg, që e renditi atë në vendin e tretë n...