Sport

Partizani kthehet në kryeqytet, “Air Albania” hap dyert edhe për të

7 Prill 2021, 14:33 Nga DOSJA

TIRANE – Ndeshjen e fundit të fazës së tretë, atë të javës së 27-të të kampionatiti të 82-të të Superiores, skuadra e Partizani do ta luajë në kryeqytet. Të dielën, në orën 16:00, të kuqtë përballen me Bylisin në stadiumin “Air Albania” të Tiranës, lajm të cilin e njofton vetë Partizani në faqen e tij zyrtare në Facebook.

Fillimisht kjo ndeshje, e planifikuar të luhej në “Elbasan Arena”, ka ndryshuar destinacion. Partizanit, i ka kthyer shpinën “shtëpisë” së mëparshme, për t’u zhvendosur në kryeqytet dhe zhvilluar ndeshjet e mbetura në “Air Albania”, fusha e të cilit duket e përmirësuar ndjeshëm.

Gjithsesi, është mësuar nga administratorët e këtij impianti më modern në vend, se fusha e “Air Albania” nuk do të kursehet, për faktin se me të përfunduar sezoni, aty do vendoset një tjetër tapet hibrid së shpejti. Javën e shkuar në “Air Albania”, bardheblutë e Tiranës u përballën me Apoloninë, të cilën e mundën 5-2.

B.T (Dosja.al)

 

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

sport sport air albania apoloninë bylisin elbasan arena partizani tiranës air albania apoloninë bylisin elbasan arena partizani tiranës

Sondazh

Poll