Sport

VIDEO/ Të gjithë të çmendur pas Haaland! Jo vetëm klubet, në ndeshjen ndaj City-t, arbitri vrapoi për ti marrë autograf

7 Prill 2021, 10:34 Nga DOSJA
VIDEO/ Të gjithë të çmendur pas Haaland! Jo vetëm

GJERMANI-Të gjithë emrat e mëdhenj të futbollit evropian po e ndjekin, por kjo nuk është e gjitha. Menjëherë pas fishkëllimës së trefishtë në takimin Manchester City-Borussia Dortmund, Erling Haaland, golashënuesi më i mirë i Champions League, u filmua nga kamerat brenda tunelit ndërsa po nënshkruante një autograf për një nga ndihmësit e gjyqtarit Hategan. Octavian Sovre.

Një moment që bëri më shumë habi, aq sa u bë menjëherë viral, sepse lojtarët e Dortmund ishin ende të tërbuar me arbitrin kryesor Ovidiu Hategan, i cili anuloi golin e Bellingam. Haaland megjithatë ka qendruar i qetë duke respektuar dëshirën e rumunit për të marrë autografin e sulmuesit.

Një gjest që nuk që u komentua edhe nga trajneri i Manchester City-t Pep Guardiola. “Më thane se çfarë ndodhi por unë nuk pashë asgjë. Ndoshta ai është një tifoz i Haaland, kështu që nuk ka asgjë të keqe – shpjegoi tekniku spanjoll.

E.Ç (Dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

sport sport dortmund haaland manchester city dortmund haaland manchester city

Sondazh

Poll

Sport 6 Prill 2021, 16:02

Rekordi i Haaland, si askush tjetër në Europë!

TIRANE – Pas 20 ndeshjeve të garave të UEFA-s për klube, Erling Haaland ka shënuar 24 gola dhe ai gjendet në listën e golashënuesve të paktën me nga një gol nda...