Sport

Erkand Qerimaj, i treti në Europianin e Moskës

7 Prill 2021, 15:52 Nga DOSJA

RUSI – Erkand Qerimaj ka mbyllur garën e tij në baterinë B në Europianin e Moskës me një rezultat në dygarësh 336 kg, që e renditi atë në vendin e tretë në këtë bateri për peshën deri në 81 kg.

Në shkëputje Qerimaj ishte perfekt në të tri tentativat e tij, ku e filloi me 150 kg për të kaluar më pas në 154 dhe 156 kg dhe me këtë peshë, ai u rendit në vendin e dytë në këtë stil. Ndërkohë në shtytje situata ishte disi më e komplikuar. Qerimaj e filloi me 180 kg dhe provën e parë e ngriti mjaft mirë. Në dy tentativat e tjera 184 dhe 185 kg, peshëngritësi nga Shkodra nuk mundi dot t’i përfundojë, duke i dështuar të dyja provat. Edhe pse në stilin e shtytjes u rendit i katërti, në dygarësh Qerimaj gjendet në vendin e tretë në baterinë B.

Në të njëjtën peshë, deri në 81 kg, për Shqipërinë garon mbrëmjen e sotme Daniel Godelli, i cili ndodhet në baterinë A dhe në garë për medalje, gjithsesi përmbyllja e të dyja baterive, A dhe B do të nxjerë edhe renditjen përfundimtare të këtyre dy peshëngritësve shqiptarë.

B.T (Dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

sport sport

Sondazh

Poll