Sport

Renditja e FIFA-s: Shqipëria në vendnumëro, Kosova zbret 3 shkallë!

7 Prill 2021, 14:51 Nga DOSJA

ZVICER – Si çdo fillim muaji, FIFA ka publikuar rank-listën “Coca Cola” edhe për muajin mars. Kuqezinjtë e Kombëtares së Shqipërisë kanë bërë vend-numëro, duke mbetur në vendin e 66-të, edhe pse kanë arritur dy fitore me Andorrën dhe San Marinon, të cilat, duket se kanë patur të njëjtën “peshë” me humbjen ndaj Anglisë.

Ndryshe ka ndodhur me Kosovën, që u mund nga Suedia dhe Spanja. Përfaqësuesja “dardane”, e drejtuar nga Bernard Challandes ka zbritur me tre shkallë në renditjen mujore të FIFA-s dhe tani pozicionohet në vendin e 120-të.

Anglia, e para në grupin e Shqipërisë, nuk ka ndryshuar pozicion dhe renditet në vendin e katërt, ndërkohë që prej muajsh Belgjika nuk e lëshon vendin e parë, e ndjekur nga Franca dhe Brazili. Teksa spikat Italia, e cila është ngjitur në vendin e shtatë. Argjentina dhe Uruguai kanë rënë nga një vend, kurse në vendin e 10-të është ngjitur Danimarka.

Gjermania ka ngjitur një shkallë, duke shkuar në vendin e 12-të. Rënie kanë pasur edhe Holanda me 2 vende dhe Kroacia me 3 vende, pas rezultateve të dobëta në kohët e fundit.

B.T (Dosja.al)

 

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

sport sport andorrën bernard challandes humbjen ndaj anglisë rank-listën “coca cola” san marinon suedia dhe spanja. andorrën bernard challandes humbjen ndaj anglisë rank-listën “coca cola” san marinon suedia dhe spanja.

Sondazh

Poll