Sport

Aksidenton një çiklist dhe thyen karantinën, ish-futbollisti i Milanit në telashe, gati gjoba për…

7 Prill 2021, 14:34 Nga DOSJA
Aksidenton një çiklist dhe thyen karantinën, ish-futbollisti i

BRAZIL-Ish-futbollisti i Milanit Luiz Adriano është përfshirë në një incident që po shkakton skandal në Brazil. Sulmuesi i Palmeiras, i cili ka luajtur në Itali nga 2015 në 2017-tën, doli pozitiv me Covid për herë të dytë në dy muaj. Sidoqoftë, as pandemia dhe karantina e shtëpisë nuk mund ta ndalonin brazilianin dhe ligji në Brazil të detyron të rrish në karantinë për të paktën 10 ditë, por braziliani ka dalë nga shtëpia për të shkuar në një qendër tregtare dhe ka përplasur një çiklist gjatë rrugës së kthimit.

“Dje shkova në supermarket në qendrën tregtare për të marrë nënën time e cila nuk mund të ngasë makinën, por fatkeqësisht u përfshiva në një aksident në cilin një person që po lëvizte me biçikletë goditi makinën në dalje të parkingut. Nuk mund ta ndihmoja, por u sigurova që disa persona t’i vinin në ndihmë. Është mirë, por unë nuk duhej të dilja nga shtëpia, ishte gabim, e pranoj!”.Klubi i Palmeiras ka bërë të ditur se lojtari do të gjobitet.

E.Ç (Dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

sport sport luiz adriano palmeiras luiz adriano palmeiras

Sondazh

Poll