Sport

Champion League rikthehet në mbrëmjen e sotme me finalen e edicionit të shkuar

7 Prill 2021, 13:21 Nga DOSJA
Champion League rikthehet në mbrëmjen e sotme me finalen e edicionit

GJERMANI – Mbrëmja sotme do të jetë ajo e finales së shkuar për Ligën e Kampioneve, e cila në këtë edicion në çerekfinale do të përballë Bayern Munich me Paris SG në “Allianz Arena”. Një ndeshje që padiskutim karakterizohet edhe nga një lloj revanshi, pasi me golin e Coman, gjermanët i morën vitin e kaluar trofeun francezëve.

Këta të fundit, që janë në drejtimin e Pochetinos, kanë sonte në përballjen e parë shumë mungesa. Verrati dhe Florenzi ende s’e kanë kaluar COVID-in, ndërsa Paredes është me kartona. Në listën e të padisponueshmëve është edhe Bernat i dëmtuar, ndërsa në diskutim janë Icardi, Pereira dhe Kurzawa.

Mungesat do t’i vuajë edhe Flick te Bayerni, pasi përveç Gnabry-t që është i infektuar, mungojnë për shkak dëmtimi Dagllas Costa, Tolisso dhe mbi të gjitha Robert Lewandowski, që do të zëvendësohet nga Choupo Moting, i cili sezonin e kaluar luante te Paris SG.

Gjithsesi spektakli është i garantuar, pasi te Bayern në sulm janë Sane dhe Coman, ndërsa nga ana tjetër Mbappe e Neymar, më këtë të fundit që në rrjetet sociale ka shkruar se ‘është i fiksuar me fitoren’.

Ndërkohë ndeshja tjetër çerekfinale është mes Portos dhe Chelseas, e cila do luhet në Sevillie të Spanjës. Skuadra angleze vjen pas një humbje të turpshme në Premier League, ndërsa Porto pas 5 fitoreve në kampionat. Në prag të sfidës trajneri i Chelsea, Thomas Tuchel ka deklaruar se londinezët duhet të fokusehen vetëm te forca e tyre, ndërsa me përqendrimin do të vijë edhe rezultati.

Të dy ndeshjet kanë sonte aktin e parë, ndërsa biletat për në gjysmëfinale pritet të cakton në sfidat e kthimit.
B.T (Dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

sport sport

Sondazh

Poll

Sport 6 Prill 2021, 16:02

Rekordi i Haaland, si askush tjetër në Europë!

TIRANE – Pas 20 ndeshjeve të garave të UEFA-s për klube, Erling Haaland ka shënuar 24 gola dhe ai gjendet në listën e golashënuesve të paktën me nga një gol nda...