Sport

FIFA pezullon federatat e futbollit të Çadit dhe të Pakistanit…

7 Prill 2021, 10:08 Nga DOSJA
FIFA pezullon federatat e futbollit të Çadit dhe të

ZVICER – Byroja e FIFA-s ka vendosur të pezullojë Federatën e Futbollit të Çadit dhe të Pakistanit me efekt të menjëhershëm.

Sa i përket federatës afrikane, pezullimi u diktua nga vendimet e fundit të autoriteteve qeveritare të Çadit, për të tërhequr përgjithmonë kompetencat e deleguara në FTFA, duke krijuar një komitet kombëtar për menaxhimin e përkohshëm të futbollit dhe marrjen nën kontroll të zyrave të FTFA. “Pezullimi do të hiqet sapo vendimet e qeverisë në fjalë të jenë shfuqizuar, dhe FTFA dhe menaxhmenti i saj, e udhëhequr nga presidenti Moctar Mahamoud Hamid, i kanë konfirmuar FIFA-s që ambientet e FTFA janë përsëri nën kontrollin e tyre,”- thuhet në njoftimin e FIFA-s.

Ndërsa pezullimi i Pakistanit është për shkak të ndërhyrjeve nga palët e treta, “e cila përbën një shkelje serioze të statutit të FIFA-s”. Situata u shkaktua “nga pushtimi i fundit i selisë qendrore të PFF në Lahore nga një grup demonstruesish dhe nga vendimi i pretenduar i disa individëve për të hequr komitetin e PFF, të miratuar nga FIFA dhe të udhëhequr nga Haroon Malik, si dhe për të kaluar kompetencat e PFF te përzgjedhuri i tyre Syed Ashfaq Hussain Shah”,- sqaron FIFA në komunikatën e zyrtare, që është lëshuar nga zyrat e saj në Zvicër.

B.T (Dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

sport sport çadit fifa ftfa haroon malik moctar mahamoud hamid pakistanit çadit fifa ftfa haroon malik moctar mahamoud hamid pakistanit

Sondazh

Poll

Sport 6 Prill 2021, 16:02

Rekordi i Haaland, si askush tjetër në Europë!

TIRANE – Pas 20 ndeshjeve të garave të UEFA-s për klube, Erling Haaland ka shënuar 24 gola dhe ai gjendet në listën e golashënuesve të paktën me nga një gol nda...