Aktualitet

Tensionohet situata, FNSH dhe Ushtria mbërrijnë në Rinas, çfarë po ndodh

7 Prill 2021, 15:47 Nga DOSJA
Tensionohet situata, FNSH dhe Ushtria mbërrijnë në Rinas,

TIRANË– Situata në Rinas po tensionohet. Dosja.al mëson se policia ushtarake dhe Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë kanë mbërritur në aeroport dhe po përpiqen të futen tek godina operacionale. Ende nuk dihen detaje të reja nga kjo ngjarje e minutave të fundit që vjen disa orë pas protestës së punonjësve të Albcontrol.


Aeroporti i Rinasit ka pezulluar sot të gjitha fluturimet. Shkak është bërë mosplotësimi i kërkesave të kontrollorëve. Ministrja Belinda Balluku ka hequr të gjitha përgjegjësitë nga shteti, ndërsa ka ngritur alarmin për “puç shteti”. Presidenti Ilir Meta ka kërkuar zgjidhje nga qeveria, ndërsa kryeministri Edi Rama i ka kërcënuar punonjësit e ‘Albcontrol’ me burg.

Në letrën e publikuar nga Dosja.al të nënshkruar nga punonjësit thuhej se ata kanë nevojë për një periudhë tre ose katër ditore rikuperimi pasi ndihen të lodhur dhe të stresuar nga mungesa financiare për shkak të pandemisë.

(f.m/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

aktualitet aktualitet protesta e kontrolloreve ne rinas protesta e kontrolloreve ne rinas

Sondazh

Poll