Aktualitet

Vdiq pas një aksidenti në punë në Itali, shqiptarit i plotësohet amaneti, trupi sillet me anije për në Kosovë

7 Prill 2021, 12:59 Nga DOSJA
Vdiq pas një aksidenti në punë në Itali, shqiptarit i

ITALI– Trupi i një shqiptari që ndërroi jetë në një aksident në punë në Itali, do të sillet me anije në Kosovë, duke plotësuar amanetin e tij.

Mediat italiane shkruajnë se shqiptari Bekim Kunushevci kthehet në shtëpi falë një fondi të mbledhur nga bashkëkombasit e tij.

Fatkeqësia ndodhi në 27 Mars, në Città di Castello, brenda një shtëpie private ku 44-vjeçari po punonte, rrëshqiti duke goditur me forcë pjesën e pasme të kokës. Ai hyri në gjendje kome pas goditjes së rëndë dhe ndërroi jetë më 30 mars.

Bekim Kunushevci kishte mbërritur në Itali në vitin 2000 si refugjat nga vendi i tij i shkatërruar nga lufta. Ai ishte transferuar në Anghiari, ku kishte gjetur një punë të rregullt dhe ku kishte jetuar për më shumë se njëzet vjet. Në fshatin Valtiberinë ai u martua dhe kishte dy fëmijë, një vajzë tani dhjetë vjeç dhe një djalë tetë.  Njerëzit e kujtojnë atë si një person të sjellshëm dhe bujar. 

Pas tragjedisë, komuniteti kosovar, shqiptar dhe maqedonas që jetonte në Valtiberinë, i ndihmuar nga disa italianë, organizoi një mbledhje fondesh për të lejuar trupin e Kunushevcit të kthehej në atdheun e tyre, duke respektuar dëshirat e tij. Në fund, u mblodhën 11,000 euro të cilat do të përdoren për të paguar tarifat ligjore, arkivolin, udhëtimin e arkivolit dhe varrimin. Ajo që mbetet do t’i dhurohet gruas dhe fëmijëve të tij.

(kle.mu./dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

aktualitet aktualitet bekim kunushevci bekim kunushevci

Sondazh

Poll