Aktualitet

Nuk ka fluturime në Rinas! Rinisin nesër, biletat e udhëtimeve do përdoren në ditët në vijim

7 Prill 2021, 12:57 Nga DOSJA
Nuk ka fluturime në Rinas! Rinisin nesër, biletat e udhëtimeve do

TIRANË– Të gjitha fluturimet në aeroportin e Rinasit janë pezulluar për ditën e sotme.  Biletat e fluturimeve do të përdoren në ditët në vijim, kur të nisin fluturimet. Pra, në këtë mënyrë qytetarët nuk do duhet që të paguajnë për një biletë tjetër.

Fluturimet do të jenë të bllokuara deri ditën e nesërme, sipas informacioneve që kanë punonjësit e aeroportit.

Çfarë ka ndodhur sot?

Aeroporti i Rinasit ka pezulluar sot të gjitha fluturimet. Shkak është bërë mosplotësimi i kërkesave të kontrollorëve. Ministrja Belinda Balluku ka hequr të gjitha përgjegjësitë nga shteti, ndërsa ka ngritur alarmin për “puç shteti”. Presidenti Ilir Meta ka kërkuar zgjidhje nga qeveria, ndërsa kryeministri Edi Rama i ka kërcënuar punonjësit e ‘Albcontrol’ me burg.

LAJMI KRYESOR: Greva e Albcontroll mbyll Rinasin, s’ka fluturime hyrëse dhe dalëse/ Balluku: Grusht shteti! Rama kërcënon me burg: Meta e Berisha të përfshirë, ndjekje penale për organizatorët. Presidenti: Vlerësoni kërkesat (ZHVILLIMET)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

aktualitet aktualitet protesta e kontrolloreve ne rinas protesta e kontrolloreve ne rinas

Sondazh

Poll