Aktualitet

‘S’e kemi braktisur punën’/ Pezullimi i fluturimeve në Rinas, reagojnë kontrollorët: Shkuam në zyrë por s’jemi të

7 Prill 2021, 12:47 Nga DOSJA
‘S’e kemi braktisur punën’/ Pezullimi i fluturimeve

TIRANË– Kontrollorët e aeroportit të Rinasit kanë reaguar zyrtarisht për mediat pas konferencës për shtyp të ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku. Me anë të avokatit të tyre, Rezart Kthupi, kontrollorët janë në vendin e punës por nuk po e ushtrojnë detyrën për shkak të paaftësisë që kanë, duke këmbëngulur tek “alibia” se nuk po ushtrojnë grevë. 


PJESË NGA KONFERENCA: 

Rezart Kthupi: Nuk jemi në kushtet e braktisjes së punës. Ne shkojmë në punë por nuk ka braktisje. Hyjmë në diskutime ligjore. Ne shkojmë në punë, por nuk e ushtrojmë fuksionin. Kemi pamundësi psikologjike dhe e kemi detyrim ligjor. Mosrespektimi do të sillte gjobitjen tonë.

Si do të vijoni?

Rezart Kthupi:Nuk është çështje politike. Kemi dy kërkesa që mund të përmbusheshin me vullnet të mirë.

Jeni të përgatitur për t’u përballur ligjërisht?

Rezart Kthupi: Nuk ka hapësirë ligjore për të na çuar në ndjekje penale. Kontrollori ka detyrimin të saktësojë që nuk është i aftë për punë. Nëse konsiderohet si vepër penale atëherë është çështje ligjore. Kontrata e punës është një e drejtë që nuk mund të cënohet. Po të merret dhe logjika është në të gjitha aktet normative. Janë njohur mjetet financiare, mund të shkonin dhe të merrnin kredi dhe të përballonin pagat. Kontrata është marrëveshje, kemi rënë dakord për këto paga. Kontrollori ka nevojë që të jetë në kontakt të vazhdueshëm të punës. Kështu që zgjatja e afateve sjell edhe rrezikun e një cilësie me të ulët.

Ç’ndodh nesër pas orës 10?

Rezart Kthupi: Ne jemi ende në pritje të zgjidhjes së situatës. Ne u ndamë me ministren se personat e larguar nga puna duhet të kthehen në punë. Konsiderohet procedurë negociomi por ata nuk rezultojnë të jenë në turne, që do të ishte normale. Jemi në kushtet që ata janë hequr fare nga turnet.

Presim forca nga NATO, sot priteshin edhe vaksina?

Rezart Kthupi:Nuk komentoj deklarata! Drejtori i Albcontroll merr pagë më të lartë se kontrollorët. Kontrollori më i lartë ka pagë 190 mijë lekë të vjetra.

Do mbeteni në vendin e punës?

Rezart Kthupi: Ne jemi gati që të gjejmë një marrëveshje me shtetin shqiptar.

Aeroporti i Rinasit ka pezulluar sot të gjitha fluturimet. Shkak është bërë mosplotësimi i kërkesave të kontrollorëve. Ministrja Belinda Balluku ka hequr të gjitha përgjegjësitë nga shteti, ndërsa ka ngritur alarmin për “puç shteti”. Presidenti Ilir Meta ka kërkuar zgjidhje nga qeveria, ndërsa kryeministri Edi Rama i ka kërcënuar punonjësit e ‘Albcontrol’ me burg.

LAJMI KRYESOR: Greva e Albcontroll mbyll Rinasin, s’ka fluturime hyrëse dhe dalëse/ Balluku: Grusht shteti! Rama kërcënon me burg: Meta e Berisha të përfshirë, ndjekje penale për organizatorët. Presidenti: Vlerësoni kërkesat (ZHVILLIMET)

(k.m/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

aktualitet aktualitet protesta e kontrolloreve ne rinas rezart kthupi protesta e kontrolloreve ne rinas rezart kthupi

Sondazh

Poll