Aktualitet

AUDIO/ Zbardhet DEBATI në mbledhjen e Ballukut me kontrollorët e Albcontrol, ministrja: Kolegu juaj po flet me ata të operaci

7 Prill 2021, 10:21 Nga DOSJA
AUDIO/ Zbardhet DEBATI në mbledhjen e Ballukut me kontrollorët e

TIRANËDosja.al zbardh debatin e plotë mes ministres së Energjisë dhe Infrastrukturës, Belinda Balluku dhe kontrollorëve që kanë hyrë në grevë pasi kërkojnë rritjen e pagës. Në bisedën mes tyre, kanë qënë punonjësit ata të cilët kanë kërkuar që tre kolegët e tyre të rikthehen në punë, ndërsa ministrja i drejtohet duket i thënë se kolegët përfaqësohen vetë. Ndërkohë që një detaj i paprecedentë zbulohet gjatë bisedës, kur Balluku thotë se njëri nga punëtorët e larguar është duke negociuar me një nga drejtorët e Operacionales. Pasi largohet, ministrja thotë se ai duhet të vijojë të negociojë me “Tan Isakun”.


BISEDA E PLOTË: 

Kontrollorët: Ne kërkojmë kthimin në punë të 3 kolegëve

Balluku: Kush është larguar?

Kontrollorët: Iliri dhe Lola…

Balluku: Kush është Lola?

Kontrollorët: Është shkarkuar nga puna për shkak se ka shpallur paaftësinë e përkohshme për punë

Balluku: Ilir Ciko është në negociatat e veta, nuk besoj se që ju ka kontaktuar juve, e ke kërkesën nga Ilir Ciko? Se ai është në kontakt me të tjerë, dhe me drejtorin e operacionales. A ke folur me personin, se nuk besoj që kërkon të përfaqësohet nga ju. Ai ka një marrëdhënie të vetën, lëreni të flasë për veten e vetë, vazhdojmë me dy kolegët që i keni me merak.

Kontrollorët: Sapo fola me Ilirin dhe pret të kthehet në punë, ka kontakt dhe me ju

Balluku: Unë nuk kam kontakt me njeri, nuk kam folur ndonjëherë me Ilir Cikon

Kontrollorët: Unë dje kam qenë në punë me 4 kolegë, dhe të gjithë kolegët kanë qenë të stresuar, në fund të turnit kanë shpallur paaftësinë e përkohshme, sipas shkresës që e keni firmosur vetë ju, dhe zotëria më ka thënë mua që të mos vij më në punë.

Balluku: Referojuni kodit të punës, ti nuk shkon dot në punë se thua që ke marrë borxhe te familjarët, për të jetuar. Nuk je hequr nga grafiku se t’u dha letra për ballafaqim. Prandaj Kodi i punës vendos ballafaqimin, dhe është lënë në datën 12, nuk të ka hequr njeri nga puna. Ju keni dhënë paaftësinë e punës në grup.

Kontrollori: Nëse shefat do të sillnin 3 apo 4 kontrollorë të tjerë, unë do isha përgjegjës për punët administrative. Nuk dinin që të më thonin një arsye se pse po më hiqnin nga puna, i kërkova që të më jepte referencë ligjore

Balluku: Mua nuk më rezulton asnjë person që të jetë larguar nga puna, ka vetëm pritje për ballafaqim

Kontrollorja: Këtu shkruan qartë se në ballafaqim do të njiheni mbi arsyen e zgjidhjes së marrëdhënies së punës, dhe keni të drejtën që të tregoni argumentet tuaja.

Balluku: Nëse do të kishte shkarkim nga puna, pse do të jepje ti pretendime atëherë

Kontrollorja: Kështu është bërë gjithnjë, unë nuk kam ndërprerë punën asnjëherë, unë nuk kam cënuar sigurinë ajrore, gjithçka ka ndodhur pas përfundimit të turnit.

Kontrollori: U kuptua skema juaj, donit ti pushoni dhe ndaj e keni quajtur si ballafaqim

Balluku: Iliri të vazhdojë të flasë me Tan Isakun, asnjë prej jush nuk është larguar nga puna, mos e bëni ballafaqimin në datën 12, bëjeni sot, meqë jeni mbledhur

Kontrollorja: Pse të mos e bëjmë sot që jemi të gjithë këtu

Balluku: Nuk mund të bëhet ballafaqim me drejtorin e burimeve njerëzore me kaq persona, uluni sot dhe mbani procesverbal, dhe uluni dhe sqarohuni. Nuk mund të keni kontrata në grup, duhet të ballafaqoheni veç e veç, kontratat i keni individuale

Kontrollorja: Ne nuk kemi ardhur për negociatë, kontratat kolektive i keni firmosur vetë ju (pas këtij momenti punonjësit largohen, pa u diskutuar mbi kërkesat e tjera të tyre)

(a.b;f.g/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

aktualitet aktualitet belinda balluku protesta e kontrolloreve ne rinas proteste ne aeroport belinda balluku protesta e kontrolloreve ne rinas proteste ne aeroport

Sondazh

Poll