Aktualitet

Pezullimi i punës në Rinas, Goxhaj: Nëse ata nuk shkojnë në punë do ketë bllokim të avionëve, e gjithë për inat perso

7 Prill 2021, 09:58 Nga DOSJA
Pezullimi i punës në Rinas, Goxhaj: Nëse ata nuk shkojnë

TIRANË– Nënkryetari i Sindikatës së Aviacionit Civil, Dritan Goxhaj tha ditën e sotme për ‘Faxweb’ se mbështet grevën që kanë nisur ditën e sotme kontrollorët e aeroportit. Ai tha se nëse kontrollorët nuk do të shkojnë në punë nuk do të jetë e disponueshme për avionët që të ulen dhe të ngrihen.

Ndër të tjera ai thotë se kërkesat që po kërkohen nuk po plotësohen për shkak të një inati të vetë ministres Balluku.

DEKLARATA:

Jam këtu për të mbështetur veprimin e tyre e cila duhet thënë se nuk është një grevë, por një shpallje e paaftësisë për shkak të heqjes së rrogave me vendim të paligjshëm nga Bordi i Aviacionit dhe ministrja e Infrastrukturës. Kërkesa e dytë është rikthimi në punë i 5 persnave të cilit janë hequr nga puna padrejtësisht dje me një vendim absurd. Këto janë dy kushtet e panegociueshme të kontrollorëve për tu rikthyer në punë.

Në rast se kontollorët nuk do të shkojnë në punë hapësira ajërore nuk do të jetë e disponueshme për avionët të cilët do të ulen dhe ngrihen në vendin tonë, si dhe do të ketë një bllokim të avionëve që do të kalojnë në hapësirën ajërore të Shqipërisë.

Do të ketë një kosto për shtetin shqiptarë për avionët të cilët do të devijojnë trafikun mbi Shqipëri. E gjitha kjo për shkak të një inati personal të ministres Belinda Ballaku.

S’ka marrëveshje me ministren Balluku/ Greva e punonjësve të ‘AlbControl’, bllokohet puna në aeroportin e Rinasit! Avioni i nisur nga Athina kthehet pas, ai nga Stambolli 40 minuta me vonesë

(a.b)/dosja.al

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

aktualitet aktualitet dritan goxhaj proteste ne aeroport dritan goxhaj proteste ne aeroport

Sondazh

Poll