Aktualitet

Iu ‘vardis’ me armë kryeministrit Rama, Gjykata dënon me 5 vite burg Vladimir Gjutën

7 Prill 2021, 09:56 Nga DOSJA
Iu ‘vardis’ me armë kryeministrit Rama, Gjykata dënon me 5

TIRANË- Gjykata e Tiranës ka dënuar me 5 vite burg Vladimir Gjutën, i arrestuar me një armë në çantë pranë selisë së Partisë Socialiste, ndërkohë që brenda ndodhej kryeministri Edi Rama.

Togat e zeza të Gjykatës së Tiranë kanë marrë parasysh pretencën e kërkuar nga Prokuroria dhe kanë dënuar me 5 vite heqje lirie Gjutën. Ky i fundit u shpall i fajshëm për “mbajtje pa leje të armëve luftarake” dhe për “mbajtje pa leje të armëve të ftohta”.

Gjuta u arrestua më 10 shkurt 2020 pasi u kap me armë pranë selisë së PS, me rreth 180 mijë euro me vete dhe me një pistoletë me fishekë në gojë.

Në Polici ai tha se armën e kishte marrë pasi kishte shumë para me vete. Arrestimi i 40-vjeçarit erdhi 5 ditë nga lirimi prej burgut, pas arrestimit të tij më 22 janar. Gjuta qëlloi kushëririn e tij disa herë me çekiç, duke e lënë të plagosur por u la i lirë pasi i afërmi i tij e tërhoqi denoncimin. 

Më herët, Gjuta është akuzuar si autori i vendosjes së tritolit në farmacinë e babait të ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahirit.  Tritoli në farmacinë e babait të Saimir Tahirit, që në atë kohë ishte ministër i Brendshëm, është vendosur në vitin 2015.

(k.m./dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

aktualitet aktualitet denohet vladimir gjuta vladimir gjuta denohet vladimir gjuta vladimir gjuta

Sondazh

Poll