Aktualitet

Nuk pranuan të tregonin dokumentet dhe dhunuan policinë, arrestohen babë e bir në Berat

7 Prill 2021, 10:38 Nga DOSJA
Nuk pranuan të tregonin dokumentet dhe dhunuan policinë, arrestohen

BERAT– Babë e bir janë vënë në prangat e policisë në Berat për shkak se kanë kundërshtuar dhe dhunuar punonjësit e policisë.

Dosja.al mëson se të arrestuarit Bledar Qolja 44-vjeç dhe Briano Qolja, 19 vjeç, të dy banues në lagjen Çlirim, Berat.

Njoftimi i policisë:

Kundërshtuan me dhunë punonjësit e Policisë, arrestohen në flagrancë 2 shtetas.

Nga specialistët e Sektorit për Qarkullimin Rrugor u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:

Këta shtetas, në vendin e quajtur “Dogana”, gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet e Policisë në pikën e kontrollit, nuk kanë pranuar të tregojnë dokumentacionin e mjetit dhe i kanë kundërshtuar ata me dhunë.

Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Berat, për veprën penale “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”.

(kle.mu./dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohen dy persona në berat arrestohen dy persona në berat

Sondazh

Poll