Politike

PARALAJMËRIMI i presidentit! Meta jep THIRRJEN e fundit: Do t’ia jap përgjigjen Ramës sot pasdite nga Vlora, ftohet dhe “

7 Prill 2021, 12:36 Nga DOSJA
PARALAJMËRIMI i presidentit! Meta jep THIRRJEN e fundit: Do t’ia jap

TIRANË– Presidenti Ilir Meta i ka kthyer sërish përgjigje kryeministrit Edi Rama lidhur me protestës që është zhvilluar sot në aeroportin e Rinasit dhe që ka “paralizuar” fluturimet në vend. Meta ka paralajmëruar se do t’i përgjigjet zyrtarisht sot nga Vlora, ndërkohë që ka ftuar të marrë pjesë në konferencën e tij edhe ish-ministrin e Transporteve, Damian Gjiknurin. 

Qeverisë së 1 Prillit do t’ia jap sot pasdite nga Vlora përgjigjen për çështjen e Aeroportit të Rinasit, si çështje shumë e rëndësishme e sigurisë kombëtare dhe e detyrimeve ndërkombëtare. Nëse është hapur Aeroporti i Vlorës, konferencën e shtypit do e bëjmë atje, por nëse jo, në një ambient tjetër të përshtatshëm për të cilin gazetarët do të njoftohen në kohë. Ftohet dhe “Tërmeti” të marrë pjesë për shkak të përvojës së tij me aeroportet, fluturimet dhe jo vetëm,”-shkruan Meta.

POSTIMI I PLOTË:

 

Aeroporti i Rinasit ka pezulluar sot të gjitha fluturimet. Shkak është bërë mosplotësimi i kërkesave të kontrollorëve. Ministrja Belinda Balluku ka hequr të gjitha përgjegjësitë nga shteti, ndërsa ka ngritur alarmin për “puç shteti”. Presidenti Ilir Meta ka kërkuar zgjidhje nga qeveria, ndërsa kryeministri Edi Rama i ka kërcënuar punonjësit e ‘Albcontrol’ me burg.

LAJMI KRYESOR: Greva e Albcontroll mbyll Rinasin, s’ka fluturime hyrëse dhe dalëse/ Balluku: Grusht shteti! Rama kërcënon me burg: Meta e Berisha të përfshirë, ndjekje penale për organizatorët. Presidenti: Vlerësoni kërkesat (ZHVILLIMET)

(k.m/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike ilir meta protesta e kontrolloreve ne rinas ilir meta protesta e kontrolloreve ne rinas

Sondazh

Poll