Politike

Protesta në Rinas, Rama i përgjigjet Metës: Ilir, dokrrat nuk pinë ujë! Ta harrosh rrëzimin e qeverisë dhe shtetit

7 Prill 2021, 12:31 Nga DOSJA
Protesta në Rinas, Rama i përgjigjet Metës: Ilir, dokrrat nuk

TIRANË- Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur presidentit Ilir Meta, i cili më herët deklaroi se shkaku i pezullimit të punës në Aeroportin e Rinasit është për shkak të mosmarrjes parasysh të kërkesave të kontrollorëve. Rama thotë se këto janë dokrra, ndërsa e akuzon Metës si një nga dy nxitësit e situatës pasi kërkon rrëzimin e qeverisë dhe shtetit.

REAGIMI I PLOTË I RAMËS NË TWITTER: 

Ilir,dokrrat me injorimin e kërkesave të pseudosindikatës së kontrollorëve dhe predikimet për mosndërprerjen e punës në aeroport nuk pinë ujë!Je një nga dy nxitësit e kësaj goditjeje të çmendur, në kërkimin e palodhur të rrëzimit të qeverisë e të vetë shtetit!T’i harrosh të dyja!

Por çfarë ka ndodhur sot? 

Aeroporti i Rinasit ka pezulluar sot të gjitha fluturimet. Shkak është bërë mosplotësimi i kërkesave të kontrollorëve. Ministrja Belinda Balluku ka hequr të gjitha përgjegjësitë nga shteti, ndërsa ka ngritur alarmin për “puç shteti”. Presidenti Ilir Meta ka kërkuar zgjidhje nga qeveria, ndërsa kryeministri Edi Rama i ka kërcënuar punonjësit e ‘Albcontrol’ me burg.

LAJMI KRYESOR: Greva e Albcontroll mbyll Rinasin, s’ka fluturime hyrëse dhe dalëse/ Balluku: Grusht shteti! Rama kërcënon me burg: Meta e Berisha të përfshirë, ndjekje penale për organizatorët. Presidenti: Vlerësoni kërkesat (ZHVILLIMET)

(f.g/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike edi rama ilir meta protesta e kontrolloreve ne rinas edi rama ilir meta protesta e kontrolloreve ne rinas

Sondazh

Poll