Politike

“Ça u bë këtu? Tokë e xanun jemi?”/ Balluku ngre zërin, injoron pyetjet për Becchetti-n: S’kam pasur kohë të merre

7 Prill 2021, 12:13 Nga DOSJA
“Ça u bë këtu? Tokë e xanun jemi?”/ Balluku

TIRANË– Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjitikës, Belinda Balluku ka vënë alarmin se vendi është marrë peng nga 60 persona, ndërsa ka shtuar se e gjitha është mbështetur edhe nga politike. E pyetur nga gazetarët, ajo ka refuzuar që të flasë për gjyqin e humbur ndaj Francesco Becchetti-t, duke shtuar se nuk ka pasur kohë që të merret me atë çështje. 


“Nuk jam marrë me Becchettin sepse nuk ka qenë në portofolin e punës time dhe sepse kam qenë shumë e zënë në kontrollorët. Asestet nuk janë të bllokuara. Kam qenë duke u marrë me këtë problem të madh. Ky nuk është një rast për t’u përfshirë politika. Është prekur çdo qytetarë thjesht dhe vetëm nga një grup njerëzish. Ata nesër mund të zgjohen dhe të thonë se duam 10 mijë dollarë. Nga do të vijnë këto para. Nga duhet të vijnë. Kush është burimi? Dmth është faji i qeverisë që nuk fluturojnë avionët? Nga duhet të vijnë këto lekë? Nga do i gjeni këto lekë? Shteti nuk ka lidhje. Nuk ka pasur. Nuk ka marrëdhënie financiare midis shtetit dhe Albcontroll. Shteti nuk i ka dhënë kurrë asnjë lekë. Ça është kjo tokë e xanun? Këtu është kompromentuar besimi që kishim. Sot e ulën traun dhe është tokë e xanun. Nesër në mëngjes ndoshta çohet dhe i thotë mendja që duhet ta ketë 6 mijë dollarë. Shërbimi i postës vjen me avion dhe nuk do të vijë. Gjithçka paralizohet vetëm për 60 veta. Duan lekë më shumë se janë taksidarë. Realisht keni pyetje? Vendi është marrë peng,”-tha Balluku.

LAJMI KRYESOR: Anulimi i të gjitha fluturimeve nga Rinasi, Balluku: Grusht shteti, të përfshirë Meta e Berisha. Presidenti takoi kontrollorët, bllokuan hyrjen e vaksinave

(k.m/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike belinda balluku protesta e kontrolloreve ne rinas belinda balluku protesta e kontrolloreve ne rinas

Sondazh

Poll