Politike

I kërcënoi me burg kontrollorët, Basha AKUZA: Pas grevës qëndron Rama, po përdor çdo marifet se e ndjen humbjen

7 Prill 2021, 12:19 Nga DOSJA
I kërcënoi me burg kontrollorët, Basha AKUZA: Pas grevës

TIRANË– Kryedemokrati Lulzim Basha ka kërkuar nga qeveria dhe kryeministri Edi Rama që të ndërpresë grevën që po zhvillohet tek aeroporti i Rinasit. Me anë të një postimi në Twitter, Basha u shpreh se e gjitha është një “marifet” i kreut të qeverisë, që sipas tij, e ndjen që ka afër humbjen e zgjedhjeve. 

Rama e di tashmë fare mirë se do të humbasë, prandaj po përdor çdo marifet të pisët. Pas grevës në aeroport që dëmton qytetarët shqiptarë qëndron vetë Rama. Ai është i vetmi përgjegjës për këtë. I bëj thirrje Ramës ta ndërpresë menjëherë grevën dhe të ndalë kërcënimet ndaj shqiptarëve që sot duan ndryshim dhe shpresë pas 8 viteve të dështimeve të tij,”-tha Basha.

Aeroporti i Rinasit ka pezulluar sot të gjitha fluturimet. Shkak është bërë mosplotësimi i kërkesave të kontrollorëve. Ministrja Belinda Balluku ka hequr të gjitha përgjegjësitë nga shteti, ndërsa ka ngritur alarmin për “puç shteti”. Presidenti Ilir Meta ka kërkuar zgjidhje nga qeveria, ndërsa kryeministri Edi Rama i ka kërcënuar punonjësit e ‘Albcontrol’ me burg.

LAJMI KRYESOR: Greva e Albcontroll mbyll Rinasin, s’ka fluturime hyrëse dhe dalëse/ Balluku: Grusht shteti! Rama kërcënon me burg: Meta e Berisha të përfshirë, ndjekje penale për organizatorët. Presidenti: Vlerësoni kërkesat (ZHVILLIMET)

(k.m/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike lulzim basha protesta e kontrolloreve ne rinas lulzim basha protesta e kontrolloreve ne rinas

Sondazh

Poll