Politike

Balluku: Sot në Rinas nuk do të vijnë dot vaksina!

7 Prill 2021, 11:27 Nga DOSJA
Balluku: Sot në Rinas nuk do të vijnë dot vaksina!

TIRANË- Ministrja Belinda Balluku ka bërë të ditur se për shkak të bllokimit të fluturimeve ajrore nuk do të vijnë vaksinat. Kjo u bë e ditur ditën e sotme, teksa ministrja ka qënë në një konferencë për shtyp. Balluku tha se sot punonjësit e aeroportit kanë futur në kolaps sistemin.


DEKLARATA:

Albcontrol ofron shërbim esencial dhe është e vetmja kompani që e ofron në kushtet e monopolit. Kështu që kodi i punës ka të sanksionuar qartë që greva nuk mund të ushtrohet në kushtet e rëndësisë jetike. Në pikën ç të nenit; janë shërbimet e kontrollit të trafikut ajror që ndalohen me Kod Pune. Është 197/5 tek Kodi i Punës. Pavarësisht se kanë zgjedhur këtë mënyrë kjo është grevë ilegale. Sepse janë deklaruar që të gjithë në të njëjtin moment, kanë shkuar me të njëjtat letra dhe me të njëjtin arsyetim. Kanë deklaruar paaftësi duke e futur në kolaps sistemin. Ka pasur interes nga politika. Kam ndjekur Sali Berishën, i cili ka ekzaltim sesi do të mbyllet aeroporti dhe sesi nuk do fluturojë asnjë persona. Unë e kuptoj Berishën sepse është moment fushate. Sot në Rinas nuk do të vijnë dot vaksina.

Lajmi kryesor: Anulimi i të gjitha fluturimeve nga Rinasi, Balluku: Grusht shteti, të përfshirë Meta e Berisha. Presidenti takoi kontrollorët, bllokuan hyrjen e vaksinave

(k.m)/dosja.al

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike belinda balluku proteste ne aeroport belinda balluku proteste ne aeroport

Sondazh

Poll