Politike

‘Cilat tendera’, Balluku i drejtohet gazetares: Nuk do ta vazhdojmë bisedën! Fluturimet janë bllokuar sepse është dekla

7 Prill 2021, 12:00 Nga DOSJA
‘Cilat tendera’, Balluku i drejtohet gazetares: Nuk do ta

TIRANË– Ministrja Belinda Balluku iu është drejtuar gazetares e cila ishte e pranishme në konferencën për shtyp, që ti tregojë tenderat për të cilat po fliste. Ajo u shpreh se administrata është me paga lufte si dhe shtoi se deri më tani nuk ka pasur asnjë ankesë nga ana e tyre. Më tej, Balluku tha se fluturimet janë bllokuar pasi është deklaruar paaftësi dhe fluturimet do të ndalen për disa orë.


DEKLARATA:

Cilat tendera? Mi trego pak se përndryshe nuk e bëjmë dot bisedën? Tani lexoje pak objektin, është investim apo mirëmbajtje? Faleminderit. Do ta shikosh më vonë. Tenderat janë bërë vetëm për mirëmbajtje sepse është pjesë e kërkesës së operimit. Nëse radari dhe radiot nuk mirëmbahen, ne nuk vazhdojmë dot operimet. Albcontroll nuk ka pasur mundësi të investojë. Ndërkohë që zërat e investimeve janë tjetër kapitull sepse sot po operojmë. Kulla e kontrollit në Kukës dhe Albcontrol nuk ka investuar. Administrata është me paga lufte, dhe nuk ka pasur asnjë ankesë nga ana e tyre. Fluturimet janë bllokuar sepse është deklaruar paaftësi dhe fluturimet në Rinas janë bllokuar për pak orë. Nuk kemi një afat se kur mund të rihapet por kemi një plan. Pagat e drejtuesëve janë pjesë e administratës, financierët, juristët dhe specialistët. Pra janë ulur në 80%. Do t’ua kërkojmë dhe ua sjellim.

Anulimi i të gjitha fluturimeve nga Rinasi, Balluku: Grusht shteti, të përfshirë Meta e Berisha. Presidenti takoi kontrollorët, bllokuan hyrjen e vaksinave (MESAZHET)

(k.m)/dosja.al

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike belinda balluku protesta e kontrolloreve ne rinas belinda balluku protesta e kontrolloreve ne rinas

Sondazh

Poll