Politike

Belinda Balluku i qan hallin punëtorëve të Albcontrol: Iu është ulur rroga, janë të stresuar… E kishin 4 mijë dollarë

7 Prill 2021, 11:21 Nga DOSJA
Belinda Balluku i qan hallin punëtorëve të Albcontrol: Iu

TIRANË- Ministrja e Energjisë dhe Infrastrukturës, Belinda Balluku iu ka qarë hallin sot kontrollorëve të “Albcontrol” të cilët kanë dalë në protestë sot për të kërkuar plotësimin e disa kushteve nga ministria. Por Balluku thotë se faji nuk është i shtetit por i kompanisë së huaj që iu ka ulur pagat. Për shembull pabarazie, ministrja tha se punëtorët janë të stresuar pasi iu është ulur paga nga 4 mijë euro në dy mijë euro dhe e kanë të pamundur jetesën e tyre.


Belinda Balluku: Kjo kompani nuk ka depozita, sepse nuk ka përse. Në fund të çdo viti financiar, e kanë për detyrim që të kthejnë pas paratë. Në këto kushte, drejtuesit e kompanisë janë ulur disa herë për të diskutuar me punonjësit që kanë vite dhe e dinë edhe vetë që kanë punuar me 43% të trafikut normal. Por ata gjithmonë janë shprehur se nuk u intereson ky problem. U intereson që të kenë ato standarte jete që kanë mësuar të kenë. Punonjësit duan që të kenë paratë që janë mësuar të kenë. Sepse është niveli i jetesës që ata kanë dhe nëse kanë 4 mijë dollarë stresohen dhe nuk punojnë dot. Ndoshta kjo iu duket si batutë por nuk është batutë. Dje për të bllokuar trafikun ajror kanë vendosur të bëjnë një akt që quhet “paaftësi për të operuar”. Shkaku është vështirësia financiare për të paguar kredinë; kanë konflikte në familje sepse nuk marrin më 4 mijë euro; madje ky zotëri ka aplikuar për borxh tek të afërmit. Sipas tij, kjo pagë nuk i del një familjeje që ka 4 persona që punojnë. Të tjera si këto janë dorëzuar në të njëjtin moment. 

Por çfarë ndodhi sot? 

Ditën e sotme punonjësit e “Albcontrol” kanë dalë në protestë duke kërkuar nga Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit plotësimin e disa pikave të tyre lidhur me kushtet e punës. Në Rinas u nis vetë ministrja Belinda Balluku, e cila pavarësisht negociatave me 65 punonjësit kontrollorë nuk mundi të gjente një “gjuhë të përbashkët” me ta. Punonjësit kërkojnë nga Ministria: rikthimin e kolegëve në punë; shfuqizim i vendimeve të bordit; rikthimin e pagës së plotë sipas kontratës kolektive; transparencë financiare për vitin 2020; dhe që një anëtar sindikate të jetë anëtarë bordi. Ndërkohë puna në aeroportin e Rinasit vazhdon të jetë e bllokuar.

(k.m;f.g/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike belinda balluku protesta e albcontrol protesta ne aeroport belinda balluku protesta e albcontrol protesta ne aeroport

Sondazh

Poll