Politike

Rama i drejtohet biznesmenes që humbi partnerin nga Covid: Forca xhan, jeta kjo është! Ne na ke në krah, nëse ke nevojë na

7 Prill 2021, 11:13 Nga DOSJA
Rama i drejtohet biznesmenes që humbi partnerin nga Covid: Forca xhan, jeta

TEPELENË– Kryeministri Edi Rama ngriti një dolli gjatë drekës së zhvilluar në Tepelenë me biznesmenë të bujqësisë. Ai iu drejtua Elonës, e cila kishte humbur partnerin nga Covid, duke i thënë se nëse ka nevojë për ndonjë gjë mund ti thotë.


Rama: Hajde dhe një herë shëndeti juaj. Forca xhan, jeta kjo është. Nuk ke se çfarë bën. E lehtë ta thuash e vështirë ta përballosh. Ne na ke në krah, për cdo gje që ke nevojë na thuaj dhe do të bëjmë çmos. Me shumë respekt dhe dashuri.

Elona Bejo dhe partneri i saj libanez, Maxhid A., i cili ishte me shtetësi franceze, zunë faqet e para të portaleve pasi në verën e vitit të shkuarën, ai u arrestua për armëmbajtje pa leje. Maxhid, A, prej vitesh jetonte dhe punonte në Shqipëri, ndërsa më herët një fermë si kjo, e kishte ngritur edhe në qytetin e Elbasanit. Tashmë bizneset e tij i menaxhon Elona Bejo.

(a.b)/dosja.al

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike edi rama ne tepelene zgjedhjet 25 prill 2021 edi rama ne tepelene zgjedhjet 25 prill 2021

Sondazh

Poll