Aktualitet

Aksident në “Rrugën e Kombit”, mjetet përplasen ‘kokë më kokë’ , plagosen rëndë dy vajza

7 Prill 2021, 09:05 Nga DOSJA
Aksident në “Rrugën e Kombit”, mjetet përplasen

KUKËS– Një aksident ka ndodhur mëngjesin e sotëm në ‘Rrugën e Kombit’, ku janë plagosur dy vajza.

Mësohet se automjete janë përplasur në aksin rrugor Milot-Rubik dhe përplasja ka qenë e fortë, që ka sjellë në plagosjen e njërës shofereje dhe një pasagjere.

Në videon e publikuar nga Balkanëeb, duket se një furgon dhe një autoveturë janë përplasur me njëra tjetrën ‘kokë më kokë’, ndërsa në aksident është përfshirë dhe një makinë e tretë.

Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e plotë të aksidentit, ku shkak kryesor mendohet të jetë moti i keq.

(kle.mu./dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

aktualitet aktualitet aksident ne rrugen e kombit aksident ne rrugen e kombit

Sondazh

Poll