Aktualitet

Takimi me punëtorët që bllokuan punën, Belinda Balluku mbërrin në Aeroportin e Tiranës, pritet rinegociim

7 Prill 2021, 09:25 Nga DOSJA
Takimi me punëtorët që bllokuan punën, Belinda Balluku

TIRANË-Ministrja Belinda Balluku ka mbërritur ditën e sotme në Aeroporin e Tiranës për të diskutuar më nga afër me punonjësit që bllokuan punën për disa minuta.

Ndërprerja e punës u bë pasi kontrollorët kërkojnë që ministrja t’ju plotësojë disa pika.

Punonjësit, të gjithë bashkë, kanë firmosur një deklaratë ku shkruhet se janë të paaftë të punojnë për shkak të stresit të vazhdueshëm që kanë në punë, dhe se janë të ndikuar nga pandemia.

Kërkesat e kontrollorëve: Rikthim i kolegëve në punë. Shfuqizim i vendimeve të bordit. Rikthimi i pagës së plotë sipas kontratës kolektive. Transparencë financiare e plotë për vitin 2020. Një anëtar sindikate të jetë anëtarë bordi.

Kontrollorët futen në grevë në Aeroportin e Rinasit! Avioni nga Greqia kthehet pas, “Air Albania” nga Stambolli 40 minuta me vonesë, Balluku niset për të biseduar me punonjësit

(a.b)/dosja.al

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

aktualitet aktualitet proteste ne aeroport proteste ne aeroport

Sondazh

Poll