Aktualitet

Atentati brutal ndaj “Qorrit” të Beratit, si u përçanë bandat e Çelepiasit, humbja e besimit u kushtoi shtrenjtë

7 Prill 2021, 06:17 Nga DOSJA
Atentati brutal ndaj “Qorrit” të Beratit, si u

Altin Dardha ishte bërë paranojak pas vrasjes së babait. Në 24 Korrik të vitit 1997 ai ekzekuton Ilir Pashën, nën dysimet se e spiunonte te grupet rivale. Po atë ditë, i bëjnë pritë kadillakut të kuq të “Qorrit” në vendin e njohur si 6-katëshi.

Drejt mjetit luksoz derdhen breshëri të shumta që i morën jetën në vend Gazmend Cufes, Robert Koraqes dhe Lorenc Dardhës, kushëririt të parë të Altinit. Altini ishte me fat. Si asnjëherë më parë, ai udhëtonte në sediljen e pasme të makinës çka i shpëtoi jetën. Altini u largua me plagë të lehta.

Kur erdhi koha që këta u fragmentuan si rezultat i kontradiktave që kishin grupet, ose prekja e interesave, që ndodhi jo thjesht nga ata që drejtonin, por ata zërrat që u thoshin këta, që preknin interesat, aty filloi kontradikta dhe fragmentimi” u shpreh Zylyftar Plaku, Ish-Reporter në Berat.

Pas atij atentati “Qorri” u kurua në Janinë. Altinin e kishte ndihmuar Bernard Hasani një i fortë i zonës i ekzekutuar vite më vonë për histori të tjera. Bernardi ishte njoftuar nga një ndërmjetës që i kishte përcjellë mesazhin e Altinit për ndihmë. Pas ngjarjes, kadillakut të kuq të “Qorrit”, i konsideruar si simbol i së keqes në Berat iu vu zjarri. Altini kishte humbur besimin e grupeve të tjera të Çelepias që e shihnin si problem. Edhe Adrian Çobo që ishte njeriu më i afërt i Dardhës ishte distancuar.

“Të gjithë kishin mbështetjen e politikës dhe ndaj e ndienin veten të pa prekshëm” u shpreh dëshmitari i mbrojtur, bashkëpuntor i dëshmorit Ngresi

Në 2 Gusht të vitit 1997 Altin Dardha ekzekuton Donald Saraçin nga Çelepia. Saraçi nuk i ishte bindur urdhrit të Dardhës për vrasjen e Burhan Tomorit.

MARRE NGA TOP CHANNEL

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

aktualitet aktualitet banda e beratit banda e beratit

Sondazh

Poll