Bota

Marrëveshja bërthamore e Iranit: SHBA u bashkohet me bisedimeve në Vjenë, si po ecin bisedimet

7 Prill 2021, 05:58 Nga DOSJA
Marrëveshja bërthamore e Iranit: SHBA u bashkohet me bisedimeve

SHBA– Amerika i është bashkuar bisedimeve në Vjenë që synojnë “ringjalljen” e marrëveshjes bërthamore të Iranit, e cila administrata e presidentit Donald Trump braktisi në 2018. Sipas BBC, pasardhësi i tij, presidenti Joe Biden është shprehur publikisht se dëshiron të bëhet pjesë në marrëveshjen historike.

Por gjashtë palët e mbetura duhet të gjejnë një mënyrë që ai të heqë sanksionet e vendosura nga paraardhësi i tij, në mënyrë Irani të rikthehet në programin e përcaktuar bërthamor. Deri më tani, Irani ka bërë me dije se nuk do të zhvillojë asnjë takim me përfaqësues të Amerikës, pa anulimin e sanksioneve. 

Zyrtarë nga Mbretëria e Bashkuar, Franca dhe Gjermania po veprojnë si ndërmjetësues, ndërsa marrin pjesë edhe diplomatë nga Rusia dhe Kina. Të gjithë janë vendosur tek dy hotele në kryeqytetin austriak. Ambasadori i Rusisë në Vjenë, Mikhail Ulyanov, tha se bisedimet e shkurtra përgatitore të zhvilluara të martën ishin “të suksesshme”. Ulyanov shtoi se ekspertët filluan punën e tyre menjëherë, por paralajmëruan se marrëveshja nuk do të rikthehej shpejt. 

“Do të duhet pak kohë. Sa kohë? Askush nuk e di. Gjëja më e rëndësishme … është se ka filluar puna praktike drejt arritjes së këtij qëllimi.”

Në vitin 2015, Irani dhe gjashtë vende të tjera arritën një marrëveshje të madhe lidhur me prodhimin e lëndëve bërthamore. Mes palëve u ra dakord që për disa vite, Irani do të “stoponte” në këmbim të dhënies fund të ndëshkimeve të ashpra, ose sanksioneve. Cili është problemi? Irani ri-filloi punën e ndaluar bërthamore pasi ish-Presidenti i SHBA Donald Trump u tërhoq nga marrëveshja dhe vendosi të rikthente sanksionet për Iranin.

(k.m/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

bota bota marrëveshja bërthamore me iranin marrëveshja bërthamore me iranin

Sondazh

Poll