Bota

FOTO-LAJM/ Biden i vendos maskë anti-Covid lepurit të pashkëve: Virusi nuk ka ikur

6 Prill 2021, 18:58 Nga DOSJA
FOTO-LAJM/ Biden i vendos maskë anti-Covid lepurit të pashkëve:

SHBA- Presidenti i Amerikës Joe Biden ka uruar qytetarët ditën e djeshme për pashkë. Së bashku me Zonjën e Parë Jill Biden, dhe me “lepurin e pashkëve” Presidenti në Shtëpinë e Bardhë tha se pashkët janë një ditë gëzimi për të gjithë edhe pse këtë vit në fytyrat e njerëzve nuk ka shumë gëzim për shkak të Covid.

“Pashkët janë një ditë gëzimi ku ne festojmë ringjalljen dhe ripërtëritjen, por këtë vit ne e dimë që shumë njerëz ende nuk po i shikojnë shumë komoditetet e sezonit. Virusi nuk është zhdukur”, tha Biden.

Por gjatë daljes së të parëve të SHBA-së, detaji që bie në sy është maska që ka vendosur njeriu i maskuar si lepur. Për Biden ky është një mesazh dërguar të gjithë qytetarëve dhe fëmijëve që do të thotë se të gjithë duhet që të mbrohemi nga virusi.

(I.A/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

bota bota jill biden joe biden lepuri i pashkeve jill biden joe biden lepuri i pashkeve

Sondazh

Poll