Bota

Nga 12 prilli qeveria çeke planifikon heqjen e kufizimeve kundër COVID-19, infektimet kanë rënë nën mesatare

6 Prill 2021, 17:25 Nga DOSJA
Nga 12 prilli qeveria çeke planifikon heqjen e kufizimeve kundër

ÇEKI- Qeveria Çeke po planifikon lehtësimin e parë për këtë vit të masave kundër koronavirusit. Masat pritet të lehtësohen në 12 prill ku do të hiqet ora policore dhe do të hapen disa dyqane.

Sipas Ministrit të Industrisë Karel Havliçek, lehtësimi i këtyre masave do të përkojë me rikthimin në shkolla të nxënësve të ciklit të ulët. Gjithashtu sipas burimeve qeveritare nga kjo datë pritet të përfundojë edhe ora policore gjatë natës, si dhe kufizimi i lëvizjes midis qyteteve.

Lehtësimi i masave sipas Europa e Lirë vjen pasi numri i infeksioneve ditore me koronavirus ka rënë nën mesatare nga 5,000 persona të të infektuar në ditë. Që nga mesi i dhjetorit ku nuk ka pasur ule të ritmeve të pandemisë, këtë javë numri i të infektuarve dhe shtrimeve në spital ka rënë.

(M.P/DOSJA.AL)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

bota bota çeki karel havlicek nderrmeren masa lehtesuese çeki karel havlicek nderrmeren masa lehtesuese

Sondazh

Poll