Bota

Bllokohet nga dallgët e mëdha anija holandeze në Norvegji, ekuipazhi evakuohet, mjeti lundrues mund të fundoset

6 Prill 2021, 14:56 Nga DOSJA
Bllokohet nga dallgët e mëdha anija holandeze në Norvegji,

NORVEGJI- Anija holandeze “Eemslift Hendrika” e cila ofron transport të rregullt të jahteve midis Norvegjisë dhe Turqisë, është bllokuar një ditë më parë në 60 milje detare në perëndim të Ålesund të Norvegjisë.

GCaptain shkruan se një ditë më parë, Qendra e Përbashkët e Koordinimit e Shpëtimit e Norvegjisë ka marrë sinjalin e alarmit nga ekuipazhi që ndodhej brenda anijes holandeze në momentin e bllokimit për shkak të dallgëve të mëdha të krijuara nga era e fortë. 

Ekipet norvegjeze të kërkimit dhe shpëtimit shkuan pranë anijes dhe shpëtuan 12 anëtarët e bordit të “Eemslift Hendrika” që kishin mbetur në mes të detit. 3 helikopterë dhe 2 anije u vunë në ndihmë dhe evakuuan anëtarët e ekuipazhit, duke e braktisur anijen.

Anija mbeti në det të hapur, por sipas autoriteteve norvegjeze motori kryesor është prishur dhe ajo po zhvendoset vetë drejt tokës.

“Ka rrezik që të përmbyset dhe të fundoset.”- tha Hans Petter Mortenson i Administratës Bregdetare Norvegjeze. Anija Eemslift Hendrika, e ndërtuar në 2015, menaxhohet nga Amasus Shipping B.V  e regjistruar në Hollandë dhe ofron transport të rregullt të jahteve midis Norvegjisë e Turqisë.

(f.i/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

bota bota anija ekipi i shpëtimit ekuipazhi anija ekipi i shpëtimit ekuipazhi

Sondazh

Poll