Bota

Kurti i refuzoi, deputeti i Kosovës i lutet Ramës: Vëlla i dashur, na ndihmo! Ta kalojmë edhe këtë sfidë…

6 Prill 2021, 20:23 Nga DOSJA
Kurti i refuzoi, deputeti i Kosovës i lutet Ramës: Vëlla i

KOSOVË- Deputeti i PDK-së Xhavit Haliti i ka bërë thirrje kryeministrit Edi Rama që të vaksinojë qytetarët e Kosovës. Në një postim në Facebook, Haliti shkruan se në Kosovë gjendja është shumë e keqe dhe se institucionet e vendit po tregohen neglizhentë për sigurimin e vaksinave për popullin. Ai i ka kërkuar Ramës që të vaksinojë qytetarë të personelin shëndetësor në mënyrë që të shpëtohen sa më shumë jetë. Ndërkohë që në fund të postimit ka thënë se është i gatshëm që të marrë çfarëdo llojë vaksine që merr edhe populli shqiptar.

Postimi i plotë:

Thirrje publike kryeministrit shqiptar, Edi Rama. Vëlla i dashur Edi, kryeministër i Shqipërisë, marrë parasysh gjendjen e rëndë në Kosovë me pandeminë COVID-19, dhe në anën tjetër, neglizhencën e institucioneve të vendit për të siguruar vaksinën, të bëjë thirrje që të hapni disa qendra vaksinimi për të gjithë qytetarët e Kosovës. Ky veprim do të ishte i mirëpritur dhe i domosdoshëm në këtë kohë të ligë. Prandaj, vepro sa më shpejt si me rastin e punëtorëve shëndetësorë të Kosovës, për të shpëtuar jetë njerëzish. Unë dua të vaksinohem me cilëndo vaksinë që janë duke u vaksionuar bashkëkombasit e mi në Shqipëri. E, si unë janë shumë në Kosovë. Kryeministër na ndihmo të lutem që ta kalojmë edhe këtë sfidë që e ka goditur njerëzimin.

Ky postim i Halitit ka ardhur një ditë pasi Kryeministri i Kosovës Albin Kurti refuzoi vaksinat kineze nga Shqipëria për qytetarët e Kosovës, duke thënë se nuk mund të pranojë vaksina të pa autorizuara nga EMA.

(I.A/doaja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

diaspora diaspora albin kurti edi rama xhavit haliti albin kurti edi rama xhavit haliti

Sondazh

Poll