Bota

Dyshohet se vodhi pikturat e Vincent van Gogh dhe Frans Hals, arrestohet 58-vjecari në Hollandë

6 Prill 2021, 16:24 Nga DOSJA
Dyshohet se vodhi pikturat e Vincent van Gogh dhe Frans Hals, arrestohet

HOLLANDË- Një 58 -vjeçar është arrestuar sot nga policia hollandeze nën akuzën si i dyshuar për vjedhjen e pikturave të Vincent van Gogh dhe Frans Hals. Pikturat janë vlerësuar me një vlerë prej 18 milion £ gjatë bastisjeve që ka ndodhur në muze në Hollandë natën e  vitit të kaluar. Kryevepra e Van Gogh u vodh nga Muzeu Singer Laren pranë Amsterdamit në orët e para të 30 marsit 2020.

Emri i personit të arrestuar të martën në mëngjes në shtëpinë e tij ende nuk është bërë i ditur. Policia e arrestoi në qytetin qendror të Baarn për shkak të vjedhjeve të pikturave të “Kopshtit të Parsonazhit në Nuenen në Pranverë” të “Van Gogh’ dhe “Dy Djemve të Qeshur” të Hals.

Gjatë një kontrolli që u bë në shtëpinë e të arrestiuarit sipas The Guardian policia nuk kishte gjetur asnjë prej dy pikturave.

“Të dy pikturat nuk janë rishfaqur ende me këtë arrestim. Kërkimi vazhdon pa u ndalur, ”tha policia.“Ky arrestim është një hap i rëndësishëm në hetim.”

/M.P/ Dosja.al

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

bota bota frans hals hollandë vincent van gogh frans hals hollandë vincent van gogh

Sondazh

Poll