Bota

I akuzuar për abuzim posti, zvendësministri i Financave jep dorëheqjen, Rrahmani: Është parë e arsyeshme që të jap kontr

6 Prill 2021, 15:26 Nga DOSJA
I akuzuar për abuzim posti, zvendësministri i Financave jep

KOSOVË- Zëvendësministri i Financave në Kosovë, Qazim Rrahmani ka dhënë dorëheqjen nga kjo pozitë. Në një postim në Facbook, Rrahmani ka shkruar se arsyeja e dorëheqjes së tij është se Partia e Ashkalinve për Integrim e ka parë të arsyeshme që kontributi i tij të jetë në një pozitë tjetër.

“Sot unë Qazim Rahmani kam kërkuar nga Kryeministri Kurti , lirimin nga detyra e zv. Ministërit të MFPT-së. Arsyeja e këtij vendimi është që subjekti im PAI ka parë të arsyeshme që kontributin im të jetë në një pozitë tjetër politike andaj kontributi dhe angazhimi im nuk do të mungoj në të mirë të komunitetit dhe subjektit politik PAI-së. Ju falënderoj për mirëkuptim”, ka shkruar ai.

Në këtë pozitë Rrahmani u vu nga Albin Kurti si pjesë e kabinetit të qeverisë së tij të dytë, ndërkohë që më parë ai ka qënë zëvendësministri i Ministrisë së Punës dhe Mirëqënies Sociale. Kur ka mbajtur këtë post, Rrahmani ka abuzuar me të, duke marrë përfitime për vetë. Ai ka nxjerrë nga kartela bankare zyrtare, shumën prej 12 363 40 euro, pa pasur aprovim për këtë gjë. Për këtë gjë ai është dënuar nga Gjykata e Prishtinës me 6 muaj burg si dhe duhet t’i kthej kësaj Ministrie 4 858 89 euro, pasi të tjerat ja ka kthyer.

(I.A/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

diaspora diaspora qazim rrahmani qazim rrahmani

Sondazh

Poll