Politike

Basha flet për programin ekonomik të PD-së: Kishin kohë ta kopjonin, është natyrisht forma më e lartë e komplimentit nga

6 Prill 2021, 20:15 Nga DOSJA
Basha flet për programin ekonomik të PD-së: Kishin kohë ta

TIRANË- Kryetari i PD-së, Lulzim Basha ka deklaruar se programio ekonomik i PD-së është hartuar nga 500 ekspertë dhe se ka marrë një periudhë kohore 2-vjeçare.

I ftuar në emisionin “Përballë” në TVSH, Basha ka thënë se plani i tij ka në fokus rritjen e mirëqënies së qytetarëve, duke përfshirë në të rritjen e vendeve të punës, rritjen e rrogave, si dhe dalja nga kriza që e Rama ka futur vendin.

“Programi ynë është një program i cili është hartuar në bashkëpunim me mbi 500 ekspertë për një periudhë kohore prej më shumë se 2 vjetësh. Aspekte të veçanta siç është programi financiar madje kanë më shumë se 3-4 vjet që janë hartuar. Kanë kohë mjaftueshëm madje që edhe të kopjohen pa u kuptuar nga pala kundërshtare që është natyrisht forma më e lartë e komplimentit dhe e miklimit dhe e vlerësimit për programin tonë, por mbi të gjitha është një program i konsultuar me Aleancën për Ndryshim. Partia Demokratike vjen me një program propozimesh, planesh, të cilat janë të përllogaritura për të dhënë impaktin maksimal në synimin tonë, në objektivin tonë madhor që është mirëqenia e shqiptarëve, që është rritja e vendeve të punës, rritja e pagave dhe dalja nga cikli i krizës ekonomike 8 vjeçare ku e ka futur vendin keqqeverisja e Edi Ramës”, tha Basha.

(I.A;F.M/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike lulzim basha zgjedhjet 25 prill 2021 lulzim basha zgjedhjet 25 prill 2021

Sondazh

Poll