Politike

Rama kërkoi ‘tërmet’ nga Gjiknuri dhe kërcënoi mësuesit, Basha: Qesharake, babloku sapo ka kryer një vepër penale

6 Prill 2021, 19:42 Nga DOSJA
Rama kërkoi ‘tërmet’ nga Gjiknuri dhe kërcënoi

TIRANË– Kryedemokrati Lulzim Basha ka deklaruar se kryeministri Edi Rama ka kryer një vepër penale me kërcënimin që u bëri mesuesve dhe infermierëve mbrëmjen e sotme.

I ftuar në “Përballë”, Basha tha se Rama është bërë qesharak por që nëse do të ishim një shtet normal, do të kishte nisur tashmë hetimi nga prokuroria për deklaratat e kryeministrit. Ky i fundit dy ditë më parë kërkoi ‘tërmet’ nga Damian Gjiknuri dhe sot kërcënoi me vendin e punës, mësuesit dhe infermierët.

Pjesë nga biseda

Lulzim Basha: Ndërkohë që ju po lexoni pyetjet gjatë apo po merreshit me ato që keni përpara, unë po shikoja celularin. Më kishin çuar një lajm, që përsëriste një dezhavu të 2017. Është bërë kaq qesharak kundërshtari politik, tani ka filluar edhe inskenon biseda gjoja me drejtuesit politikë që ka në qarqe dhe sapo ka kryer një vepër penale. Në një shtet normal, Prokurori i Përgjithshëm, Prokuroria duhet ta merrte të pandehur, duhet ta kishin marrë të pandehur.

Lutfi Dervishi: Kur bie fjala për kryeministrin çfarë ka ndodhur?

Lulzim Basha: Ja t’jua them tani. Siç duhet ta kishin marrë të pandehur kur i bëri thirrje policëve të hidhnin kapelet dhe të bënin fushatë për Partinë Socialiste.

Lutfi Dervishi: Për të cilën kërkoi ndjesë më pas.

Lulzim Basha: Po nuk është çështje ndjese kjo. Ky është një mentalitet, kjo është një kulturë e një njeriu i cili ka përqendruar pushtetin dhe ka sjellë këtë fatkeqësi. Ky është përgjegjësi për gjendjen.

Lutfi Dervishi: Njoftimi i fundit që keni?

Lulzim Basha: Tani ka bërë të njëjtën gjë ka thënë infermierët dhe mësuesit o të votojnë për Partinë Socialiste ose përndryshe të hiqen nga puna. Pra në subkoshiencën e tij ai mbetet babloku i Dibrës, mirëpo kësaj radhe nuk funksionon më.

Lutfi Dervishi: Pse?

Lulzim Basha: Sepse u bënë 8 vite, sepse tepsia që e morri të gjithën për vete, timoni që e morri të gjithën për vete, tregoi qartë që ky njeri e çoi Shqipërinë drejt humnerës dhe që Shqipëria ka nevojë për ndryshim.

(f.m/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike lulzim basha zgjedhjet 25 prill 2021 lulzim basha zgjedhjet 25 prill 2021

Sondazh

Poll

Politike 6 Prill 2021, 18:45

Basha pyet qytetarët: A jeni pro ndryshimit? 

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka pyetur qytetarët ditën e sotme nëse janë pro ndryshimit. Në një postim në Facebook, Basha ka shkrua...