Politike

Basha tregon dy fushat ku do ndikojë si kryeministër: Gazetarët nuk do të jenë në mëshirën e pronarit, ç’do bëj me t

6 Prill 2021, 19:33 Nga DOSJA
Basha tregon dy fushat ku do ndikojë si kryeministër: Gazetarët

TIRANË- Kryetari i PD-së, Lulzim Basha ka treguar se do të ndikojë si kryeministër në dy fusha kruesore të cilat janë liria e medias dhe statusi i gazetarit.

I ftuar në emisionin “Përballë” në TVSH, Basha ka thënë se do t’i japë gazetarëve statusin e tyre, i cili do t’i mbrojë ata nga abuzimet dhe ryshfetet, ndërsa për median, Basha tha se do të bëjë që të jetë e lirë dhe e pavarurur qoftë ajo publike apo private.

Ai tha se nuk pret që kur të jetë Kryeministër mediat publike t’i shërbejnë atij apo partisë së tij, por që t’i shërbejë njerëzve dhe taksapaguesve.

“Dy janë fushat kryesore në të cilat unë si kryeministër nesër do të ndikoj në përmirësimin e lirisë së medias. Së pari statusi i gazetarëve. Garantimi i gazetarit dhe i punëtorit të medias, se kur flas për gazetarët flas për këdo, flas edhe për operatorët, flas edhe për editorët, flas edhe për kryeredaktorët, për të gjithë ata që merren me median që nuk do të jenë në mëshirën e pronarit qoftë ky pronar privat që është shumica e mediave sot, qoftë ky pronari publik. Një status financiar, një status dinjitoz, në mbrojtje të pamatshme siç e meriton dikush që është përçues i interesit publik dhe është mediatori midis interesave të ndryshme të një shoqërie në veçanti mediatori midis qeverisë dhe të qytetarëve. Statusi i gazetarit do t’i japë fund abuzimit dhe varësisë së gazetarëve dhe punonjësve të medias nga tekat e pronarëve të medias apo akoma më keq nga tekat e qeverisë apo të politikës që diktojnë pastaj pronarët e medias duke i mbajtur ata peng apo duke i joshur me forma dhe mënyra të ndryshme. Dhe zotimi im i dytë është forcimi i televizionit publik. Forcimi i televizionit publik do të thotë që ne do të propozojmë dhe shpresojmë edhe me miratimin e opozitës së ardhshme socialiste, do të kalojmë një ligj në parlament ku financimi i televizionit publik do të jetë një përqindje e caktuar e buxhetit dhe i gjithë mekanizmi i mbikëqyrjes dhe i vënies në punë e televizionit publik do të bëhet në mënyrë të tillë që ti përkasë realisht botës së medias, ti përkasë gazetarëve dhe shoqatave të gazetarëve dhe jo të ndikohet politikisht. Pra mos të jetë pronë e pa shpallur e partisë në pushtet. Ajo që unë pres nga televizioni publik nuk është që të më shërbejë mua si kryeministër nesër apo partisë time në pushtet por pres që përmes parave të taksapuguesve me të cilat paguhet të zërë atë vend në audiencë dhe t’i japë atë vend debatit publik që meriton një shoqëri e emancipuar Europiane”, tha Basha.

(I.A;F.M/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike lulzim basha zgjedhjet 25 prill 2021 lulzim basha zgjedhjet 25 prill 2021

Sondazh

Poll

Politike 6 Prill 2021, 18:45

Basha pyet qytetarët: A jeni pro ndryshimit? 

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka pyetur qytetarët ditën e sotme nëse janë pro ndryshimit. Në një postim në Facebook, Basha ka shkrua...