Politike

Basha: Ka një grusht njerëzish që duan ta mbajnë Shqipërinë kështu siç është, të lodhur e të pashpresë

6 Prill 2021, 20:12 Nga DOSJA
Basha: Ka një grusht njerëzish që duan ta mbajnë

TIRANË- Kryedemokrati Lulzim Basha tha se në vendin tonë ka një grusht njerëzish që duan ta mbajnë Shqipërinë kështu siç është, e lodhur dhe e varfër. I ftuar në “Përballë”, Basha tha se ai vetë nuk do ta lejojë këtë gjë, që situata të vijojë siç tregohet në sondazhe ku 70% e shqiptarëve do ta linin vendin po tu jepej mundësia.

Basha tha se Rama bredh nga Jugu në Veri e Veriu në Jug dhe merret vetëm me Opozitën, ndërkohë që vetë nuk di ku i ka 300 mijë vendet e punës

Pjesë nga biseda

Lutfi Dervishi: Fitoni zgjedhjet sipas jush?

Lulzim Basha: Zgjedhjet e 25 prillit i takojnë shqiptarëve. Ka një grusht që duan ta mbajnë Shqipërinë kështu siç është, ku është të varfër, të pashpresë, të lodhur, të pavendosur, plot dyshime dhe gati për tu larguar nga vendi, siç tregojnë sondazhet 70% e shqiptarëve po t’ju jepet mundësia e lënë Shqipërinë. 95 në 100 studentë jashtë nuk duan të kthehen në Shqipëri. Kjo është status cuo-ja që ju leverdis një grupi njerëzish, të cilët sot e konsiderojnë veten e tyre zot të gjithçkaje, të naftës, të bregdetit, të buxhetit, të tenderëve, të tokave, të pyjeve, të kullotave, të gjuetisë, të peshkut, të mishit, të eksportit, të importit. Pra një grusht njerëzish, një pakicë absolute kërcënon se do të marrë peng edhe katër vjet të tjera Shqipërinë dhe simbol i kësaj është një njeri që katër vite me radhë ka patur pushtet më shumë se çdokush në këto 30 vite, madje se çdokush që në kohen e Enver Hoxha dhe sot nuk ka një bilanc për të dalë para shqiptarëve.

Bredh nga jugu në veri, merret gjithë ditën me opozitën, merret me programin tonë, merret me mua personalisht, çfarë kam veshur, si jam veshur, sa piper i hedh gjellës vetëm e vetëm mos t’i japi përgjigje të vetmes pyetje që duhet t’i jepte përgjigje pas 8 vjetësh kryeministër. Çfarë bëre me programet, me planet dhe me premtimet e tua? Ku i ke 300 mijë vendet e punës? Ku e ke shëndetësinë falas? Ta zbuloi pandemia se në çfarë gjendje është .Ku e ke uljen e taksave për 97% të shqiptarëve? Dhe shumë e shumë premtime të tjera se nuk kam ndër mend të zgjatem. Për ta kolauduar, është fare e qartë se zgjedhjet janë të shqiptarëve dhe zgjidhjet do të jenë për shqiptarët. Zgjedhja është fare e qartë, të qëndrojmë edhe 4 vite kështu siç jemi, që është fatale për ne, është fatale për rrugëtimin tonë drejt Europës që në fakt është garancia e vetme për një stabilitet ekonomik, financiar dhe demokratik të vendit dhe të familjeve shqiptare. Dhe rruga e vetme për të ndryshuar është largimi i Edi Ramës. Nuk mund të ndryshojë Shqipëria dhe këtë e di tashmë edhe kupola më e lartë socialiste. Pa u larguar Edi Rama nuk ka dhe nuk mund të ketë as idenë më të vogël që do të ndryshojë diçka, gjërat do të mbeten siç janë dhe do të shkojnë më keq për shqiptarët.

(f.m/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike lulzim basha zgjedhjet 25 prill 2021 lulzim basha zgjedhjet 25 prill 2021

Sondazh

Poll