Politike

“Mos më trego mua rregulloren”, plas debati në mbledhje, Sulo përplaset me Çakajn për deklarimin e fondeve. Vukaj kërk

6 Prill 2021, 19:05 Nga DOSJA
“Mos më trego mua rregulloren”, plas debati në mbledhje,

TIRANË– Përfaqësuesi ligjor i PDIU-së Shkëlqim Sulo është përplasur dhe ka pasur një debat të fortë me me anëtarin e Komisionit Rregullator të propozuar nga Lëvizja Socialiste për Integrim, Muharrem Çakaj. Në mbledhjen e zhvilluar i propozuar nga Lëvizja Socialiste për Integrim, në mbledhjen e sotme të këtij komisioni për shqyrtimin e ankimimit të PDIU për numëruesit në zgjedhjet e 25 Prillit.

Sulo pyeti kryetaren e komisionit Ilirjana Nano nëse PDIU duhet t’i raportojë shpenzimet në KQZ apo tek koalicioni ku bën pjesë. Ndërhyrja e tij solli reagimin e Çakajt i cili i kërkoi Sulos të respektojë rregulloren. Ndërsa ky i fundit tha se askush nuk mund t’I tregonte rregulloren atij pasi e njihte shumë mirë.

Pjesë nga debati:

Ilirjana Nano: KQZ sipas ndryshimeve të kodit zgjedhor përbëhet nga tre organe drejtuese dhe ne jemi njëri prej tyre. Ne nuk diskutojmë ato që keni diskutuar me hallkat e tjera. Neni është miratuar. Të gjitha këto parashikime burojnë nga Kodi Zgjedhor. Unë personalisht ju them. PDIU ka detyrim të raportojë lidhur me burimet, të ardhurat, shpenzimet gjatë fushatës zgjedhore. Kjo është mbledhje publike dhe ju jeni prej muajsh në këto mbledhje. Fondet ju i merrni veçmas, nuk i merrni në kuadër të koalicionit

Shkëlqim Sulo: Unë bëra një pyetje këto deklarime do i bëjmë si subjekt zgjedhor më vete? Apo duhet t’i bëjmë nëpërmjet PD-së.

Muharrem Çakaj: Nëse ju nuk jeni njohur me rregullohen nuk është problem i kësaj mbledhje.

Shkëlqim Sulo: Mos më trego mua rregulloren tani.

Ilirjana Nano: Marrëdhëniet tuaja me partitë e koalicionit nuk zgjidhen në KQZ. Do rakordoni në KQZ sipas detyrimeve që burojnë nga ky vendim, si parti politike që konkurroni në kuadër të këtij koalicioni.

Shkëlqim Sulo: Ok në rregull, dakord, hiqe fjalën koalicion.

Muharrem Çakaj: Në cilësinë e përfaqësuesit të PDIU a parashikoni të merrni fonde publike dhe jo publike për qëllime të fushatës zgjedhore?

Shkëlqim Sulo: Në emër të PDIU kam nënshkruar një marrëveshje. Bëra një pyetje a duhet t’i deklaroj më vete apo si koalicion. Rregulloren e di shumë mirë. S’ka ndonjë gjë këtu.

Nga ana tjetër, Helga Vukaj, anëtarja e Komisionit Rregullator i kërkoi komisionerit që t’i drejtohet me një kërkesë drejtorisë së Përgjithshme të Thesarit për listën e të punësuarve që nga muaji dhjetor dhe deri më sot. Sipas Vukajt, ka pasur shumë denoncime për punësime të paligjshme në prag të zgjedhjeve në kundërshtim me nenin e veprimtarive të ndaluara.

“Ne jemi një prej shtyllave që marrim përgjegjësi dhe duhet të angazhohemi për të rritur karakterin e përgjegjësive. Dua t’i kërkoj komisionerit t’i adresohet drejtorisë së Përgjithshme të Thesarit për të sjellë listën e të punësuarve nga data 15 Dhjetor 2020 deri sot që flasim. Ka pasur shumë denoncime dhe kjo gjë do të mund të sheshojë këto denoncime për veprimtaritë që konsiderohen të ndaluara,”- tha ajo më tej.

(f.m/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike debate ne kqz debate ne kqz

Sondazh

Poll

Politike 6 Prill 2021, 18:45

Basha pyet qytetarët: A jeni pro ndryshimit? 

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka pyetur qytetarët ditën e sotme nëse janë pro ndryshimit. Në një postim në Facebook, Basha ka shkrua...