Politike

Rama kërcënoi mësuesit dhe infermierët, Basha: Votoni për ndryshimin se do ta pësoni

6 Prill 2021, 20:11 Nga DOSJA
Rama kërcënoi mësuesit dhe infermierët, Basha: Votoni

TIRANË– Kryedemokrati Lulzim Basha u ka bërë thirrje të gjithë mësuesve dhe infermierëve që të votonin për Partinë Demokratike më 25 prill. I ftuar në ‘Përballë”, Basha foli pas kërcënimit të kryeministrit Edi Rama ndaj tyre. Kreu i PD-së tha se më mirë do të ishte që të votonin Partinë Demokratike, se ndryshe mund ta pësonin.

“Dua t’i shoh në sy gjithë infermierët, gjithë mësuesit dhe gjithë punonjësit e administratës kudo ku janë dhe tu them: Ju që keni punuar e punoni në kushte jashtëzakonisht të vështira, që j’ua ka bërë edhe më të vështirë jetën kjo qeveri, nuk keni pse të frikësoheni. Ndryshimi do të jetë një ndryshim pozitiv për ju dhe ky që ju çon mesazhe dhe ju thotë mos votoni për ndryshimin se do ta pësoni është ky që duhet dhe do ta pësojë edhe nga vota juaj ndërsa ne do të bëjmë të mundur atë që ky 8 vite me radhe nuk e bëri.

Mos harroni ishim ne që dyfishuam rrogat e pedagogëve, ishim ne që rritëm rrogat e mësuesve, jemi ne që me planin tonë do të bëjmë të mundur që ato para që ky ua jep miqve të vet dhe do të vazhdojë edhe pas 25 Prillit t’jua marrë ju nga xhepat, fëmijëve tuaj e tua çojë miqve të vet, me ato para ne do të rrisim rrogat tuaja, do të rrisim të ardhurat tuaja, do të financojmë shkollat, spitalet dhe do të përmirësojmë kushtet në shëndetësi, në arsim dhe në çdo fushë të jetës. Prandaj injorojeni dhe merreni për atë që është, mesazhi i njeriut të dëshpëruar që e di që më 25 Prill e pret gjykimi i paevitueshëm me votë për atë që ka bërë në këto 8 vite. Zero, asgjë, asnjë premtim të mbajtur,”- tha Basha.

Kryeministri Edi Rama ka përsëritur sot gabimin e bërë në vitin 2017 me efektivët e policisë. Në një telefonatë me Milva Ekonomin, të cilën e publikoi vetë në Facebook, Rama tha se infermierët dhe mësuesit duhet ta mbanin vendin e punës pasi ‘me votën në drejtim të paditur, ikën në drejtim të paditur’.

(f.m/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike lulzim basha zgjedhjet 25 prill 2021 lulzim basha zgjedhjet 25 prill 2021

Sondazh

Poll

Politike 6 Prill 2021, 18:45

Basha pyet qytetarët: A jeni pro ndryshimit? 

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka pyetur qytetarët ditën e sotme nëse janë pro ndryshimit. Në një postim në Facebook, Basha ka shkrua...